Zhvillim
Remitencat në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra
Nga Gjermania dhe Zvicra dërgohen 36.3, përkatësisht 22.1 për qind të remitencave të pranuara në Kosovë.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, deri në muajin shtator të 2015-ës vlera e tyre ka arritur në 566 milionë euro apo 12 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Kosova konsiderohet si një ndër shtetet me më së shumti dërgesa të migrantëve.
Janë mbi 22 për qind e familjeve që pranojnë para nga të afërmit e tyre, e që në shumicën e rasteve shfrytëzohen për konsum ditor.
Sipas shifrave zyrtare, remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 36.3 përkatësisht 22.1 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë, raportojnë mediat në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ndër të tjera thuhet se përveç familjeve, edhe aktiviteti ekonomik në nëntë muajt e parë të vitit 2015 është mbështetur nga dy burime të rëndësishme të rritjes ekonomike në vend, remitencave dhe investimeve të huaja.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












