Zhvillim
Qyteti gjerman dërgon mobile shkollore në Malishevë
100 tavolina dhe 300 karrige janë ngarkuar në kamionë dhe së shpejti do të nisen për në Kosovë
Mobilet shkollore nga shkollat e qytetit gjerman Soest, si tavolina dhe karrige, janë destinuar për Kosovë dhe do të «zbarkojnë» në Malishevë. Në këtë komunë ashtu si dhe në gjithë Kosovën, kushtet në të cilat mësojnë nxënësit në shkolla janë të mjerueshme, shkruan donauerkurrier.de.
Për të përmirësuar këtë gjendje po koordinojnë punët mes tyre Nuhë Krasniqi, i ngarkuar i komunës dhe Manfred Wittwer si partner nga Soesti. Ata të dy jetojnë në Möhnensee dhe angazhohen për forcimin e strukturave në komunen e Malishevës. Të dy i ka autorizuar kryetari i atjeshëm, Ragip Begaj.
100 tavolina dhe 300 karrige janë ngarkuar në kamionë dhe së shpejti do të nisen për në Kosovë. Komuna e Malishevës ka bërë kërkesë për ndihma të kësaj natyre ndërsa edhe asambleja e Soestit është pajtuar që mobilet shkollore që së shpejti do të zëvendësoheshin me të reja, të dërgohen në Kosovë.
Martin Wittwer tregon edhe për projektet tjera që duhet të zbatohen në Kosovë me ndihmën e Bankës Botërore dhe Bankës për Rindërtim. Në to bëjnë pjesë për shembull ndërtimi i kapaciteteve për pastrimin e ujërave të zeza dhe një deponie moderne të bërllogut. Një synim tjetër është ndërtimi i tabilimenteve për energjinë diellore dhe të erës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











