Zhvillim
“Pogragja” e Cyrihut, shembull si ndihmohet nga diaspora
Kryetari Haziri vlerësoi se shoqata “Pogragja” është shembull i mirë që bashkatdhetarët tanë nga Zvicra ndihmojnë vendlindjen e tyre, përkatësisht fshatin e tyre
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim përfaqësuesit e shoqatës “Pogragja” me seli në Cyrih të Zvicrës, të cilët i ka falënderuar për punën e madhe që po e bëjnë për fshatin e tyre.
Haziri vlerësoi se shoqata “Pogragja” është shembull i mirë që bashkatdhetarët tanë nga Zvicra ndihmojnë vendlindjen e tyre, përkatësisht fshatin e tyre, thuhet në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit.
“Ju falënderoj shumë për kontributin dhe punën tuaj të mrekullueshme që po e bëni si shoqatë për vendlindjen. Ju jeni shembull i mirë i bashkatdhetarëve nga Zvicra, të cilët ndihmojnë vendlindjen e tyre, përkatësisht fshatin e tyre, duke i dedikuar një pjesë të mjeteve financiare për vendlindjen. Po e përsëris që mërgimtarët tanë kudo në botë janë vlerë jona kombëtare”, tha Haziri.
Ndërkaq, Agron Aliu, përfaqësues i shoqatës “Pogragja” me seli në Cyrih, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, ka shprehur zotimin se do të vazhdojnë të kontribuojnë për fshatin e tyre edhe në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












