Sport
Shaqiri ndjehet i lumtur për dy golat e shënuar
“Sigurisht se ndihem i lumtur. Por, për mua ishte e rëndësishme për të fituar ndeshjen. Pa fitore, nuk do të kisha mundur as unë të gëzohem"
Xherdan Shaqiri e ka përmbyllur siç është më së miri këtë vit. Në ndeshjen e fundit ndaj Evertonit, lojtari i Stock Cityt bëri një paraqitje të shkëlqyeshme, duke shënuar dy gola në fitoren që Stock City e fitoi në minutat shtesë ndaj Evertonit me rezultat 4-3. Gjatë një interviste për gazetën zvicerane “blick.ch”, ai ka treguar se ndihet i lumtur me ndeshjen që ka zhvilluar.
“Sigurisht se ndihem i lumtur. Por, për mua ishte e rëndësishme për të fituar ndeshjen. Pa fitore, nuk do të kisha mundur as unë të gëzohem. Rezultati 4: 3 në kohë shtesë ishte një mrekulli. Ishte një lojë e madhe, me shumë gola. Edhe si një lojtar ke pasur mundësinë të shijosh atmosferën”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, gazeta e ka pyetur se Marko Arnautoviç ka thënë se goli i dytë i Shaqirit ishte menduar për të dhe jo për të shënuar. Por Shaqiri duke qeshur thotë se ai e ka menduar për të shënuar. “Ah, Marko flet shumë. (qesh). Natyrisht se desha të shënoj. A nuk është dukur ashtu a?”, përgjigjet Shaqiri.
Futbollisti shqiptar i përfaqësues zvicerane ka folur po ashtu se ai gjithnjë e më shumë po luan më mirë në premier ligë. Ai ka shtuar se liga angleze është shumë e fortë dhe duhet kohë për t’u përshtatur.
Xherdan Shaqiri ishte kritikuar për transferimin e tij nga Interi në Stock, por ai gjithnjë e më shumë po tregon cilësitë e tij si futbollist dhe duket se vendimi i tij ishte shumë i drejtë.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













