Shkurt.ch
Vogt: Të huajt e lindur në Zvicër nuk duhet të dëbohen
Deputeti nacional ka thënë se me iniciativën që do të hidhet në votim nuk duhet të dëbohen ata persona me prejardhje të huaj por që janë të lindur në Zvicër, edhe pse nuk kanë pasaportë zvicerane
Më 28 shkurt zviceranët do të vendosin në referendum për një iniciativë të veçantë nga SVP-ja, e cila është planifikuar për jetësimin e një iniciative të mëparshme, që sias partisë në fjalë, nuk është jetësuar, edhe pse qe votuar nga populli.
Nisur nga kjo, iniciativa «për jetësimin e iniciativës për dëbimin e të huajve kriminelë» prej se është paralajmëruar ka ngjallur nervozë në opinion. Ajo parasheh masa drastike, edhe më të ashpra se ato të iniciativës paraprake, për dëbimin e të huajve. Është një katalohg i gjatë deliktesh që çojnë në dëbimin e kryesve të tyre në vendet prej nga kanë ardhur. Një numër deliktesh nga kjo listë janë shumë të ulëta dhe dëbimi nga vendi do të ishte i ekzagjeruar, mendojnë kritikët.
Deri tash vetëm SVP-ja ka qëndruar e pandikuar nga këto kritika dhe ka këmbëngulur në realizimin konsekuent të iniiativës.
Por, së fundi, edhe nga ajo vjen një sinjal zbutjeje. Këtë e paralajmëron deputeti nacional nga kjo parti, profesori universitar i të drejtës, Hans-Ueli Vogt. Ai, ne një intervistë për gazetën «Schweiz am Sonntag» ka thënë se nuk duhet të dëbohen ata persona me prejardhje të huaj por që janë të lindur në Zvicër, ose siç njihen ndryshe «secondot», edhe pse nuk kanë pasaportë zvicerane. Ndonëse nuk llogariten në komunitetin e qytetarëve zvieranë, ata bëjnë pjesë në komunitetin social dhe të të drejtës, të Zvicrës, ka thënë Vogt në intervistë. Pranaj, sipas tij, gjyqtarët në rastet me persona të tillë do të vinin në përfundim se askush nuk ështe i huaj nëse është i lindur në Zvicër. Me këtë, dëbimi nga Zvicra do të ishte i pakuptimtë.
Megjithatë Vogt nuk e ka quajtur të kontestueshme iniciativën si të tillë. Thelbi i saj është çështja se si duhet të qaset Zvicra ndaj njerëzve që kryejnë delikte dhe sa shumë peshon interesi publik dhe vendosja e rendit ligjor në rastet e krimeve të bëra nga të huajt, ka arsyetuar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














