Lajme
Kosova nderon ish-presidentin Rugova
Në 10 vjetorin e vdekjes, lidershipi dhe populli i Kosovës nderoi ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke cilësuar si simbol i unitetit dhe si luftëtar i pandalshëm i pavarësisë
Përfaqësuesit institucioneve të Kosovës, deputetë e liderë të partive politike, kanë përkujtuar sot ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova në 10 vjetorin e vdekjes. Ata kanë bërë homazhe para shtatores së tij dhe kanë vënë kurora lulesh pranë varrit në Velani. Rugova, sipas tyre, ishte politikani më vizionar i plejadës.
Nën akademinë përkujtimore që u organizua nën patronazhin e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, u tha se Rugova ishte njeriu që udhëhoqi shtetin drejt një historie të re të paqes dhe demokracisë. Ai, sipas presidentes Jahjaga, ishte simbol i unitetit të popullit të Kosovës.
“Në këtë dhjetëvjetor së bashku kujtojmë njeriun që na ka udhëhequr drejt historisë së re – të paqes, demokracisë dhe shtetit të qytetarëve të tij, të denjë për të qenë pjesë e pandashme e botës së zhvilluar. Presidenti Rugova është simboli i unitetit të popullit të Kosovës, duke udhëhequr një politikë të urtë e paqësore, për të ruajtur në kohët më të vështira të historisë sonë të rëndë, njeriun e Kosovës”, tha ajo.
Presidenti Rugova, sipas Jahjagës, udhëhoqi politikën e rezistencës paqësore, duke u bërë zëri i të shtypurve dhe forca shpirtërore e një populli që po luftonte për lirinë e tij dhe për të nesërmen më ndryshe.
Presidentja Jahjaga vlerësoi lartë historinë e tij duke thënë se historia e shekullit të tij do të shkruhet nga vetë ai. Jahjaga, tha se presidenti Rugova i dha jetë miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i qëndruan pranë Kosovës në çdo moment.
Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa në akademinë përkujtimore që organizoi LDK-ja, ka thënë se Kosova kishte bekimin e Zotit që të kishte një lider si Rugova në kohët më të vështira. Sipas Mustafës, institucionet e Kosovës janë duke shkuar në rrugën e ish-presidentit Rugova.
“Vdekja e hershme e presidentit Rugova, në janarin e acartë të vitit 2006, ishte goditja më e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës sot, po punon më përkushtim të veçantë për të realizuar prioritetet e saj, të cilat me vizionin dhe largpamësinë e tij mbresëlënëse i kishte parashikuar dhe promovuar para më shumë se dhjetë vjetësh Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë Mustafa.
Fjalë të mira për presidentin Rugova ka thënë edhe ish rivali i tij në politikç, zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi.
Pas homazheve që bëri të varri i ish- presidentit, ai ka çmuar lart veprën dhe kontributin e presidentit Rugova, për lirin dhe pavarësinë e Kosovës. “Ne sot jemi së bashku këtu me kryeministrin për të nderuar dhe vlerësuar me respektin me të lartë presidentin e parë të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, për kontributin e tije për lirin dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq lideri i Aleancës për Ardhmëri e Kosovës dhe ish kryeministri Ramush Hardinaj, bëri homazhe pran varrit të ish- presidentit. “Edhe para 10 viteve ka qenë kështu, acar në ditën e ndarjes së presidentit Rugova. Ne sot i bëmë nderime sih presidentit Rugova. Ai është pjesë e historisë sonë”, ka thënë Haradinaj, i cili në vitin 2005, kishin ndarë bashkë pushtetin me LDK-në.
Ndryshe, Ibrahim Rugova vdiq me 21 janar 2006 në Prishtinë, pas një beteje me kancerin në mushkëri. I doktoruar në fushën e letërsisë, Rugova, ishte presidenti i parë i Kosovës dhe udhëheqësi 16 vjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për politikën e tij paqësore u nderua me shumë çmime ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide










