Lajme
S’ka marrëveshje në takimin e liderëve, kriza vazhdon
I vetmi nga opozita që ishte në takimin e thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga, Ramush Haradinaj i AAK-së, e ka lëshuar mbledhjen duke kërkuar zgjedhje të reja
Takimi i përbashkët i përfaqësuesve të partive politike në Kosovë, i thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete. I vetmi nga opozita që ishte në tryezë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka lëshuar mbledhjen duke kërkuar shpërbërjen e Parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.
Takimi i sotëm tregon se ndërmjet dy taborëve, koalicionit dhe opozitës, nuk ka marrëveshje dhe bllokada e Kuvendit vazhdon.
Në takim, presidentja Jahjaga ka thirrur kryeministrin dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa, Hashim Thaçin nga PDK, Ramush Haradinajn e AAK-së, Visar Ymerin e Vetëvendosjes, Fatmir Limajn nga partia NISMA, si dhe liderët e Listës Serbe dhe asaj turke. Po ashtu në takim ka qenë edhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ambasadori amerikan, Greg Delawi.
Në takim ka qenë i ftuar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, por me që Ramush Haradinaj nuk e deshi atë në tavolinë, ai nuk kishte marrë pjesë në takim.
Haradinaj e lëshoi takimin duke deklaruar se në tryezë ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.
“Shpreha qëndrimet se është situatë e rënd qeverisëse, kemi ekonominë në kolaps, rend ligj në ndikim. Fola për ombrellën e sigurisë pasi ende nuk është votuar FSK-ja. E konsiderova dështim total të diplomacisë. Kam kërkuar që të shpërndahet Parlamenti dhe presidenti të zgjidhet nga populli. Kam dhënë propozime mbetet në koalicionin të reflektoj. Shihemi me 17 shkurt opozita mbetet e bashkuar”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, pas takimit tha se ka qenë një takim i nevojshëm për t’i dëgjuar opinionet e të gjithëve rreth krizës. Thaçi tha se partnerët e koalicionit në takim me presidenten ripërsëriten zotimin për vazhdimin e implementimit të agjendes shtetërore.
Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa tha se dialogu po zhvillohet për ta shtrirë sovranitetin në gjithë territorin e vendit.
“Çështja e Aasociacionit është që Gjykata Kushtetuese ka dhënë mendimin dhe se Asociacioni duhet të themelohet vetëm në suaza të ligjeve të Kosovës dhe është dera e hapur që së bashku me opozitën ta zgjidhim njëherë e përgjithmonë këtë çështje. Demarkacioni është çështje e argumenteve me të cilin do të punoj një komision ndërkombëtar”, tha Mustafa.
Ai ka thënë se nuk kishin kundërpërgjigje nga lideri i AAK-së, ndërkohë tha se kanë kërkuar që opozita të heqë dorë nga dhuna. “Kërkuam heqje dorë nga dhuna sepse nuk zgjidhet kriza as me dhunë as me gaz lotsjellës as me koktej molotovi”, tha Mustafa.
Dy partitë tjera që e përbëjnë bllokun opozitar, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, nuk morën pjesë në takim. Këto dy parti kanë konsideruar se ftesa e presidentes Jahjaga është shumë e vonë. Madje ata kanë thënë se gjatë gjithë këtij procesi presidentja ka mbajtur agjendën e qeverisë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












