E-Diaspora
17 Shkurti festohet me prodhime vendore në Austri
Një delegacion i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), i përbërë nga 20 biznese është duke qëndruar në Austri dhe Hungari në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar”, me qëllim të promovimit të ekonomisë së Kosovës në bashkëpunim me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës.
Në hapjen e këtij manifestimi të organizuar për nder të 17 Shkurtit – Pavarësisë së Kosovës, konsulli i Ambasadës së Kosovës në Vjenë, Ymer Lladrovci, ka deklaruar se kjo ambasadë do ta mbështesë ekonominë e Kosovës kudo.
“Ambasada e Kosovës është e gatshme që t’i mbështesë të gjitha iniciativat e AKB-së për ta promovuar ekonominë e Kosovës kudo, e në veçanti në Austri. Jemi shumë të interesuar që bizneseve kosovare t’ju japim hapësirë për tregjet e reja dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim”, ka deklaruar Lladrovci.
Ndërsa kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka ftuar diasporën shqiptare që të investojë në Kosovë.
“Sot Kosova është bërë shtet dhe ju mirëpret juve dhe bashkë-investitorëve austriakë. Sot para jush përfaqësohen biznese nga Kosova-Shqipëria-Ulqini-Presheva dhe Maqedonia, ju ftojmë si bashkëkombës, si investitorë me kapitalin e juaj financiar dhe human që të investoni në Kosovë”, ka deklaruar Shahini.
Ai ka thënë se askush nuk guxon t’i keqtrajtojë investitorët.
“Askush nuk guxon t’ju keqtrajtojë si qytetarë dhe investitorë, sepse për këtë ju sigurojnë ligjet e Kosovës dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë si KFOR-i dhe EULEX. Kosova është vendi më i sigurt për të jetuar dhe investuar në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër, Karin Horzig, sekretarja e Austrisë së Epërme, ka thënë se shteti austriak është tepër i interesuar që prodhimet e Kosovës të plasohen në këtë vend dhe në tregjet evropiane.
Më tutje Yll Blakaj, kryetar i Unionit të Biznesit të Diasporës në Austri, ka kërkuar që të bashkohen bizneset e Kosovës dhe ato të diasporë.
Albinfo.ch
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër... -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove













