CH-Ballkani
Zvicër – Shqipëri: Më shumë dialog mes institucioneve dhe qytetarëve
Bashkia e Durrësit në Shqipëri paraqiti dhe diskutoi një strategji të re territoriale të dizajnuar me mbështetje nga Programi i financuar nga Zvicra për Decentralizimin dhe Zhvillimin Vendës (DLDP).
Të pranishëm ishin anëtarë të këshillave bashkiake, qytetarë, biznese dhe organizata vendëse për një dialog mbi përparësitë dhe investimet e parashikuara për bashkinë e sapozgjeruar.
“Një demokraci funksionon vetëm kur banorët vendës dhe autoritetet përfshihen në dialog, komunikojnë hapur dhe ndërveprojnë vazhdimisht”, tha ambasadori zviceran, Christoph Graf.
Ai iu referua diskutimeve publike si një nga instrumentet e dobishme për të rritur dialogun dhe që lejon qytetarët të shprehin pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre.
“Një vendimmarrje që konsideron opinionin publik çon në rezultate më të mira në afat të gjatë”, tha midis të tjerash ambasadori Graf.
Ekspertiza zvicerane mbështeti draftin e parë të strategjisë që më pas u adaptua nga Bashkia e Durrësit. Një listë projektesh, e cila mund të implementohet në zonën e Durrësit, u identifikua dhe u propozua nga DLDP dhe Bashkia, raportojnë mediat lokale.
Lista përfshinte opinionin e ekspertëve, institucioneve dhe gjatë dëgjesës së sotme u diskutua me qytetarët. Si strategjia territoriale dhe lista e projekteve u konsultuan më parë me Ministrinë e Zhvillimit Urban, Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe ekspertë të pavarur.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












