Fotolajmi
Dikur “malli për atdhe” ishte një sëmundje shumë e rëndë
Deri në shekullin e njëzet simptomat depresive të shkaktuara nga shpërngulja janë trajtuar nga ana mjekësore.
Qoftë për studime, për punësim, për çështje profesionale, për pushime apo për arsye ekonomike…sot udhëtojmë shumë më shumë sesa paraardhësit tanë (dhe më parë). Popullarizimi i arsimit jashtë shtetit, falë reduktimit të kohës, kostos së transportit si dhe falë diversifikimit të mënyrave të akomodimit shtyjnë njerëzit për të zgjeruar horizontet e tyre dhe ndonjëherë edhe të shkojnë jashtë vendit për një kohëzgjatje më të shkurtër apo më të gjatë. Edhe pse arsyet e largimit nga vendi kanë ndryshuar, një aspekt megjithatë mbetet i palëvizshëm: malli për atdhe, raporton albinfo.ch.
Në vitin 1553 Joachim du Bellay, i izoluar për katër vjet në Romë, shprehte keqardhjen dhe dashurinë e tij për vendlindjen. Nëse malli për atdhe sot merret sikur diçka e lehtë, ku këshillat shëruese të zakonshme janë “Do ta shohësh, do të adaptohesh” ose “Dil, tako njerëz dhe do të kalojë”, këto simptoma trajtoheshin shumë më seriozisht deri në Luftën e Dytë Botërore, shkruan revista New York Magazine. Mjekët evropianë dhe amerikanë trajtonin përmallimin për atdhe sikur një sëmundje e vërtetë, e cila thuhej se mund të ishte fatale nëse nuk trajtohej.
Në librin e tij The Book of Human Emotions (Libri i emocioneve njerëzore), filozofja Tiffany Watt Smith ngjall rastin e ushtarëve zviceranë në shekullin e shtatëmbëdhjetë, të cilët dëshironin aq shumë të ktheheshin në vendlindje sa që goditën me letargji dhe trishtim sa herë që përmendej atdheu i tyre. Disa madje nuk arrinin as të ushqeheshin dhe – vdisnin. Në vitin 1688, tregon Smith, mjeku zviceran Johannes Hofer pati botuar një raport mbi këtë epidemi të çuditshme, duke e quajtur këtë simptomë “nostalgji”, një tkurrje e fjalëve greke “Nostos” (kthimi) dhe “algos” (dhimbja).
Malli për atdhe pas termit “nostalgji”
Deri në fillim të shek. XX, kur termi filloi të ndryshojë kuptimin, “nostalgjia” ishte një term mjekësor që përdorej për të përshkruar një dëshirë të fortë, potencialisht të rrezikshme, për t’u kthyer në vendin e tij. Edhe pse të gjithë mjekët nuk pajtoheshin në lidhje me simptomat, thekson Susan Matt, historiane në Universitetin Shtetëror Weber, “shumë përshkrime përputhen me këtë definicion: gulçim, palpitacione të zemrës, dizenteri, ethe, probleme të mushkërive”. “Kjo mund të çojë në një dëshirë të madhe, ku trupi fillon të mbyllet në vetvete”.
Malli për atdhe përsëri mund të konsiderohet si një çështje më serioze sesa një depresion i rastit, i ndier javëve të para kur largohemi nga vendlindja. Një studim i publikuar në vitin 2011, i kryer mbi emigrantët e Amerikës Latine në Barcelonë, paraqet stresin e shkaktuar nga largimi i vendlindjes si një faktor rreziku për ankth dhe depresion. Malli për atdhe është trajtuar më seriozisht dhe madje konsiderohet si një gjendje klinike që mund të trajtohet me këshillim psikologjik apo me ilaçe kundër depresionit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











