E-Diaspora
Manol Berisha me fqinjin gjerman shpëtojnë dy vëllezër nga zjarri
Berisha çante rrugën përmes kopshtit të shtëpisë duke shpejtuar drejt burimit të zjarrit, ndërkohë së Eidam alarmoi zjarrfikësit
Sërish një migrant shqiptar në Gjermani shpëton jetë njerëzish. Pa ndihmën vetëmohuese të Manol Berishës, 45 vjeçar dhe fqinjit të tij, gjermanit 77 vjeçar Hemut Eidam, dy vëllezër holandezë që jetonin së bashku në një shtëpi të përbashkët në Malkomes sot do të ishin të vdekur.
Së bashku me Manolin, Helmut Eidam nuk menduan gjatë kur panë zjarrin mbi shtëpinë e fqinjve, shkruan osthessen-news.de. Berisha çante rrugën përmes kopshtit të shtëpisë duke shpejtuar drejt burimit të zjarrit, ndërkohë së Eidam alarmoi zjarrfikësit.
Manoli, një ndërmarrës ndërtimtarie nga Malkomes-i depërtoi përmes tymit të dendur në shtëpi dhe atje gjeti Theodorus-in, njërin nga vëllezërit holandezë, transmeton albinfo.ch. «Mu desh ta bartja për ta nxjerrë nga shtëpia. Ai është dobësar shumë për shkak të sëmundjes së kancerit, tregon Manoli, ndërkohë që për shëndetin e tij as që kishte menduar.
«Kur të mendosh pastaj, e sheh se sigurisht puna ka qenë me rrezik, por kur i dëgjova thirrjet për ndihmë nuk mendova dy herë».
Sërish Manoli kthehet në shtëpinë që po digjej dhe së bashku me Eidam-in kërkojnë vëllain e dytë, ndërkohë që zjarrfikësit ende ishin rrugës. Dikur ata e gjejnë 66 vjeçarin lakuriq në bodrum, i djegur në gjithë trupin dhe në fytyrë ndërkohë që ishte i rrethuar nga flakët, përcjell albinfo.ch. Atë pastaj e kanë dërguar në klinikën e afërme por për shkak të djegieve të rënda, është transportuar në një klinikë speciale në Leipzig dhe ende është në rrezik për jetën.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër













