Integrimi
Eranda Shira, nxënëse e shkëlqyer dhe pianiste
Dashuria e saj, krahas mësimit, është loja në piano të cilën e ka mësuar tek mësuesja e pianos Mag.Ingrid Reznicek
Diaspora shqiptare gjithnjë e më shumë po tregohet e suksesshme në jetën e saj si pjesë e integruar me identitetin e saj. Sportistë, muzikantë, aktorë, shkencëtarë gjithnjë e më fuqishëm po shprehin talentin e tyre në mundësitë e krijuara në vendet e zhvilluara. Në veçanti gëzon fakti kur fëmijët e lindur jashtë vendlindjes e mësojnë gjuhën shqipe me aq dashuri e pasion.
Një shembull i tillë në rruge suksesi është Eranda Shira, nxënëse e klasës së katërt në Bashkinë e 10-të të Vjenës. Ajo në mësime është nxënëse e shkëlqyeshme tek mësueset Eva Kappel dhe Birgit Obermann, të cilat shprehen të kënaqura me suksesin e Erandës, kujdesin e prindërve, Mirela e Ajet Shira, dy intelektualë të mirëfilltë e veprimtarë të palodhur në Vjenë janë shembulli si duhet kujdesur për fëmijën, të nesërmen e ndritur.
Eranda krahas mësimeve të rregullta në gjermanisht, vazhdon pas dite me zell mësimin e gjuhës shqipe dhe është nxënëse shembull se si duhet mësuar gjuha e nënës. Ajo dallohet në leximin e lekturës shkollore në të dy gjuhët.
Dashuria e saj, krahas mësimit, është loja në piano të cilën e ka mësuar tek mësuesja e pianos Mag.Ingrid Reznicek e cila është e kënaqur me arritjet e Erandës në ekzekutim. Dëshmi e kësaj është koncerti i organizuar në fundjavë ku Eranda luajti pjesë nga A-Krisien’t Hart-Romeijn me titull “Odd McDonald had a farm Zugleich”, për çka publiku e shpërbleu me duartrokitje të ngrohta.
Salla e mbushur me dëgjues nga radhët e prindërve dhe dashamirëve të muzikës klasike e dëshmon suksesin. Eranda ishte në mesin e shokëve e shoqeve të saja në skenën e zbukuruar bukur enkas për shijim të tingujve nga Ludwig van Beethoven, Anne Kristien’t, Joseph Haydn, Hal Leonard, Mozzarti, Schuberti e kompozuesve tjerë shumica e të cilëve jetuan në Vjenën duke i dhënë emër Qytet i Muzikës Klasike.
Kujdesi ndaj fëmijës si vlera më e përkryer, është obligim i prindërve, ku shembulli i prindërve të Erandës do duhet ndjekur dhe nga prindërit tjerë shqiptarë. Ka shumë fëmijë shqiptarë të talentuar, por nga mosinteresimi, nga dembelia e prindërve, shuhet talenti i tyre, apo harxhohet trotuareve e ekraneve të ajpedëve. Sigurisht ne do dëgjojmë dhe shumë herë për sukseset e Erandës bashkë me gjuhën e luleve që ajo aq shumë i do.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














