Sport
Familja e pesë shahistëve të suksesshëm
Gjermani: Pesë emra të bukur të fëmijëve shqiptarë të familjes Rahimi, fitues të shumë trofeve në shah
„Të kalosh kohën duke luajtur shah, kërkohet përqendrim i madh dhe kjo nuk eshtë e lehtë nëse shahun nuk e ke pasion“, thotë gjimnazistja Rozafa Rahimi. Vajza e re me prejardhje nga Shkupi ka lindur dhe jeton në Siegen të Gjermanisë. Tërë kohën e lirë ajo ia kushton shahut.
„Po, unë dhe familja ime luajmë çdo ditë shah“, thotë Rozafa për albinfo.ch.
Janë pesë fëmijë dhe që të gjithë luajnë shah. Më i vogli i tyre Kroni është 8 vjeç dhe në garat e fundit komunale ka zënë vendin e parë.
Vajza e dytë, Anita, së fundmi ka përfaqësuar si 17 vjeçe gjatë vitit 2015 Republikën e Nordrheinwestfalen-it në garat e Gjermanisë për të rin, të quajtura „Deutsche Jugend Einzel Meisterschaft U18“, dhe është radhitur e 9-ta në mesin e 24 pjesëmarrësve.
Shahisti i tretë i familjës Rahimi quhet Vranakont. Ai sot është 17 vjeç dhe talenti i tij në këtë sport është vënë re që në moshën 6 vjeçare duke mundur kundërshtarin e tij pa i shënuar lëvizjet, sepse, siç tregon ai, asokohe ende nuk dinte shkrim-lexim.
„Pasi e kam fituar lojën, babai i djalit kundërshtar është ankuar se unë nuk i kam shënuar lëvizjet, por ankesa është refuzuar nga juria për shkak të moshës sime parashkollore“, tregon Vranakonti.
Dy vajzat e para të Rahimit, Rozafa dhe Anita, kanë përfaqësuar Republikën e Nordrheinwestfalen-it në Kampionatin Gjerman të shahut për tetë vite duke qenë në garë me përfaqësuesit e 16 republikave (të njohura ndryshe si Bundesländer).
Konkurrenca në familje është e madhe, por më së shumti trofe e medalje në shtëpi kanë sjellë, babai dhe Anita, tregon vajza e madhe, Rozafa.
Këtë sport ata e kanë mësuar nga i ati, Rahimi. Ai ka emigruar para 22 vjetësh në Gjermani. „Shahun e kam dashur gjithmonë“, thotë ai. „Duke luajtur shah, njeriu mëson durimin dhe përqendrimin“. Rahimi luan në ekipin e parë të klubit dhe njihet si fitues i dhjetëra trofeve.
„Kemi aq shum medalje e kupa sa që jemi detyruar t`i zhvendosim në bodrum sepse nuk kishim më vend ku ti vendosnim“, thotë ai.
Pranvera është 11 vjeçe dhe bashkë me Kronin, kanë zënë vendin e parë vitin e kaluar në grupmoshat e tyre të garave komunale.
Konkurrencë e madhe brenda familjes
Dy vajzat e para të Rahimit, Rozafa dhe Anita, kanë përfaqësuar Republikën e Nordrheinwestfalen-it në Kampionatin Gjerman të shahut për tetë vite duke qenë në garë me përfaqësuesit e 16 republikave.Konkurrenca në familje është e madhe, por më së shumti trofe e medalje në shtëpi kanë sjellë, babai dhe Anita, tregon vajza e madhe, Rozafa
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg

















