Shkurt.ch
Sot në Bernë zhvillohet procesi për “kosovarët therës”
Gjykata e lartë kantonale e Bernës sot e trajton çështjen e pllakatit të SVP-së nga viti 2011 me mbishkrimin «Kosovarët therin zviceranin». Për këtë pllakat dy krerë të lartë të kësaj partie (sekretari i përgjithshëm Martin Baltisser dhe zëvendësja e tij Silvia Bär ) janë dënuar me gjobë për diskriminim racor nga një gjykatë regjionale dhe pastaj janë ankuar në Gjykatën e Lartë. Ata thirren në të drejtën për liri të shprehjes dhe nuk e konsiderojnë këtë si shkelje.
Sipas tyre bëhet fjalë vetëm për një konstatim të asaj që ka ndodhur, pra konstatim të sulmit të bërë ndaj zviceranit. Dhe kjo, sipas tyre duket më qartë në tekstin në gjuhën frënge të këtij pllakati, shkruan sda.ch. Madje, sipas avokatit të dy funksionarëve të SVP-së koncepti «kosovarët» nuk ka të bëjë me një etni kështu që këtu nuk kemi diskriminim mbi baa etnike. Sepse, thotë ai, në Kosovë jetojnë etni të ndryshme si shqiptarët e Kosovës, turqit, boshnjakët, kroatët etj, transmeton albinfo.ch. Prandaj me «kosovarët» në pllakat është menduar Kosova si nocion gjeografik i vendit prej nga vijnë dy personat e përfshirë në rastin e therjes në Interlaken.
Ndërsa sipas gjykatës, lexuesi mesatar këtë tekst (versionin origjinal, gjermnisht) do ta kuptojë ashtu që të gjithë kosovarët janë kriminelë. Dhe një konstatim i tillë është shkelje e dinjitetit njerëzor.
Akuzën kundër sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie Martin Baltisser dhe zëvendëses së tij Silvia Bär e kanë iniciuar dy shqiptarë të Zvicrës, të përfaqësuar nga avokati i njohur edhe më parë për përfaqësimin e shqiptarëve, David Gibor, shkruan albinfo.ch. Ai ka theksuar veç tjerash se teksti në pllakat ka krijuar atmosferën për votimin e iniciativës për dëbimin e të huajve kriminelë, fushata e të cilës ishte duke u zhvilluar në atë kohë.
Vendimi gjyqësor pritet të merret sot pasdite
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar













