Jeta në Zvicër
Zvicrës për dhjetë vite do t’i shtohen 700 multimilionerë
Deri në vitin 2025, numri i multimilionerëve në Zvicër do të rritet për dymbëdhjetë për qind.
Kështu të paktën parashikon «The Wealth Report». Bëhet fjalë për njerëz që kanë më shumë se 30 milionë dollarë (ekuivalent me rreth 30 milionë franga zvicerane), përcjell lajmin e mediave zvicerane albinfo.ch.
Më 2015, numri i mulimilionerëve në mbarë botën ka mbetur i pandryshuar për dy për qind, thuhet në këtë raport duke iu referuar rreth 150 mijë multimillionerëve të botës. Në Kinë ka rënë numri i tyre në vitin 2015 me një për qind, në SHBA me dy për qind, në Rusi nga pesë për qind dhe në Brazil për të dymbëdhjetë për qind.
Cyrihu më herët ishte qyteti i dhjetë për nga numri i multimilionerëve, por në vitin 2016 vendin ia ka zënë Gjeneva. Shumica e multimillioneirëve jetojnë në Londër, e ndjekur nga New York. Edhe pse Gjeneva nuk ka mjaft multimilionerë, qyteti është i pesti më i shtrenjtë me apartamente luksoze në mbarë botën.
Deri në vitin 2025, numri i multimilionerëve pritet të rritet, sipas kompanive në Zvicër do të shkojë nga 5680 në 6362. Rritja më e madhe pritet të shfaqet në Gjenevë, me 13 për qind.
30 miliarderë në Zvicër
Deri në vitin 2025 numri total i mulimilionerëve do të arrijë në 263 mijë në tërë botën. Aktualisht janë 187,000. Bëhet fjalë për një rritje prej 40 për qind.
387 mijë prej tyre ka të ngjarë të jetojnë në Zvicër, sot janë 346’000. Edhe numri i miliarderëve pritet të rritet për dhjetë vite në të gjithë botën nga 1900 sa janë tani në gati 2800. Në Zvicër do të jetojnë 30 prej tyre.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














