Shkurt.ch
Aeroporti i Cyrihut, rrit qarkullimin, zvogëlon fitimin
Është hera e parë në historinë e këtoj aeroporti që është tejkaluar shifra prej 26 milionë udhëtarëve. Saktësisht, gjatë vitit 2015 këtë aeroport e kanë shfrytëzuar 26 milionë e 300 mijë pasagjerë
Aeroporti i Cyrihut në Kloten, më i madhi në Zvicër, gjatë vitit 2015 ka bërë qarrkullim më të madh dhe ka pritur e përcjell numër më të madh pasagjerësh. Por, megjithatë, ai në fund të vitit ka regjistruar fitim më të ulët se sa një vit më parë.
Siç bën të ditur srf.ch, duke iu referuar informatave nga ndërmarrja menaxhuese, fitimi i aeroportit gjatë vitit të kaluar ka rënë për 13 për qind në krahasim me vitn 2014, që është një rënie për 180 milionë franga.
Shkak për këtë ulje të fitimit veç tjerash është pagesa ose dënimi që aeroporti është dashur të bëjë për zhurmën të cilën e shkakton dhe për masat që duhet financuar për mbrojtjen e qytetarëve që jetojnë në zonat rreth aeroportit.
Megjithatë, qarkullimi është shtuar për 2.6% ose për 990 milionë franga në krahasim me vitin paraprak.
Është hera e parë në historinë e këtoj aeroporti që është tejkaluar shifra prej 26 milionë udhëtarëve. Saktësisht, gjatë vitit 2015 këtë aeroport e kanë shfrytëzuar 26 milionë e 300 mijë pasagjerë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













