Shkurt.ch
IS-i publikon të dhënat e 4 rekrutëve të vet zviceranë
Janë së paku katër persona që kanë lidhje me Zvicrën e që duan t`i bashkohen radhëve të milicisë terroriste të IS-it, ose shtetit islamik. Kjo mund të shihet nga dokumentet interne te IS-it, të cilat janë publikuar javën e kaluar dhe të cilat i ka në dispozicion emisioni televiziv i SRF-së «10vor10».
Dokumentet e përmendura dëshmojnë se këta katër meshkuj, janë marrë në pyetje nga IS-i në periudhën në mes te gushtit 2013 dhe prillit 2014. Dy prej tyre kanë shtetësi zvicerane ndërsa dy të tjerët kanë jetuar për një kohë në Zvicër.
Hulumtimet e emisionit të përmendur kanë nxjerrë përfundimin se njëri nga katër personat ndërkohë është kthyer në Zvicër dhe tashmë prokuroria federale ka ngritur urdhërarrest ndaj tij. Tre të tjerët ndodhen në regjionet e luftimeve.
Se përse IS-i lejon të publikohen akte kaq të detajuara mbi personat e rekrutuar nga ai, sipas ekspertit të kësaaj fushe, Lorenzo G. Vidino thotë se kjo ështe e kuptueshme. «IS është nje organizate shumë e madhe e cila ka dhjetera mijë rekrutë dhe për këtë arsye ajo detyrohet të krijojë një strukturë dhe i nevojitet tëe ketë një burokraci që e bën këtë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












