Sport

Besnik Hasi, emri që lakohet për menaxher në Aston Villa

Besnik Hasi ka disa vite që bën detyrën e trajnerit në klubin e madh belg të futbollit, Anderleht. Por, siç shkruan Daily Mail, trajneri i suksesshëm shqiptar së shpejti mund të kalojë në ishull! Emri i tij është duke u lakuar në klubin e njohur Aston Villa pasi që menaxheri i tij, Remi Garde do të pushohet nga puna në 24 orët e ardhshme, thuhet më tje në këte artikull.

Kështu, vazhdon artikulli, top kandidatë për këtë post janë menaxheri i klubit Leicester, Nigerl Person dhe Steve Bruce (Hull City) ose Tony Pulis (West Bromwich). Në këtë listë është edhe Hasi. Ky i fundit, sipas gazetës është identifikuar nga Aston Villa si trajner me shumë potencial», transmeton albinfo.ch. Daily Mail konstaton se shiptari është një trajner i cili u jep shansin lojtarëve të rinj.

Aston Villa është një klub që sipas të gjitha gjasëve këtë vit do të bjerë nga premierliga, shkruajnë mediet.