Sport
Shqipëria tregoi moral, tifozët ia falin gabimet
Tifozët shqiptarë, megjithatë, festuan edhe me humbje, pasi që Shqipëria ishte fituesja morale duke dominuar austriakët gjatë pjesës së dytë të lojës në çdo aspekt
Paraqitja aspak impresionuese e kombëtarës shqiptare gjatë pjesë së parë të lojës kundër austriakëve ktheu stadiumin në heshtje për tifozët shqiptarë.
Austriakët dëshmuan edhe një herë se jo rastësisht kanë bërë një super kualifikim, pa asnjë humbje. Rezultat 2:1 ka mundur të duket edhe me i lartë, pavarësisht se djemtë e kombëtares dominuan pjesën e dytë, shanset më të mira për shënim i kishin austriakët.
Miqtë tanë të vjetër na ndëshkuan në minutat e parë të lojës, pas dy gabimeve të rënda të dy mbrojtësve qendrorë të kombëtares, Canës dhe Mavrajt.
Kombëtarja shqiptare dukej e shpërqendruar gjatë gjithë pjesës së parë të lojës. Aksionet e shpejta e mirë të koordinuara të austriakëve i shkaktuan kokëçarje të madhe, jo vetëm Canës dhe Mavrajt, por edhe mbrojtësit më të mirë të Napolit, Hysajt. Rreziku më i madh për Shqipërinë vinte nga krahu i djathtë i Elsaid Hysajt, i cili nuk arrinte ta ndalte lojtarin e premierligës angleze, Arnautoviçin.
Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, tani ishin austriakët ata që po vuanin dhe nuk po dilnin dot nga zona e tyre, djemtë e shqiponjave po bënin presion dhe pas një aksioni të bukur arrijnë ta zvogëlojnë rezultatin në 2 me 1 përmes golit të bukur të Ermir Lenjanit.
Megjithë dëshirën dhe mbështetjen e madhe të tifozëve kuq e zi, kombëtarja nuk arriti ta barazonte rezultatin. Kartoni i kuq që mori në minutën e 78 Ergy Kaçe ishte një faul i panevojshëm që ndikoi në rënien e intensitetit të lojës së kombëtarës.
Tifozët shqiptarë, megjithatë, festuan edhe me humbje, pasi që Shqipëria ishte fituesja morale duke dominuar austriakët gjatë pjesës së dytë të lojës në çdo aspekt.
Xhaka dhe Abrashi ishin lojtarët më të dalluar të kombëtares sonë. Këta dy mesfushorë koordinonin aksionet, qetësonin lojën dhe me pasime të sakta kontrollonin austriakët që tashme ishin tërhequr në zonën e tyre e po mbroheshin me mjaft vështirësi.
Ndryshe, përfaqësuesja austriake nën drejtimin e trajnerit zviceran, Marcel Koller, është bërë e pathyeshme në terrenin e vet. Ndonëse ndaj përfaqësueses shqiptare vuajën mjaft në pjesën e dytë të lojës, austriakët arrinin me sukses t`i mbanin jashtë zonës së tyre lojtarët shqiptarë.
Seniorët e ekipit “Korabi” kishin ardhur nga Nju Jorku për të parë Shqipërinë
Loja testuese mes Austrisë dhe Shqipërisë e zhvilluar të shtunën e 26 marsit në “Ernst Happel Stadion” të Vjenës tregoi edhe një herë lidhjen e fortë që ka mërgata shqiptare me ekipin e kombetares, tifozët shqiptarë të veshur me flamuj e ngjyra kuq e zi, vinin nga të gjitha anët.
Në mesin e tifozëve kuq e zi, në sektorin për të cilin ishin ndarë biletat për ta, takojmë seniorët e klubit “Korabi” të ardhur enkas nga Nju Jorku për ta parë kombëtaren. Ata thanë se kanë bërë mbi 7 mijë kilometra rrugë për t’i ndjerë nga afër djemtë e shqiponjave e për ta shijuar spektaklin e tifozëve kuq e zi. Madje kishin prenotuar në të njëjtin hotel ku ishte e vendosur kombëtarja.
„Kemi ardhur dje nga Amerika në Vjenë, vetëm për të përcjellë, me një fjalë, ekipin tonë kombëtar”, u shpreh gjatë pauzës së pjesës së parë, tiranasi Kujtim Kaziu. “Ne ishim të lumtur që u njohëm me të gjithë futbollistët, bëmë fotografi më ta dhe u thamë fjalët tona për t’i motivuar për një lojë të bukur, tha Kaziu me banim në Nju Jork.
„Natyrisht jemi të emocionuar, por njëkohësisht nuk na pëlqen rezultati. Megjithatë është ndeshje përgatitore që bëhet para se të shkojmë në Kampionatin Evropian. Shpresojmë që me këto ndeshje përgatitore do të kemi një paraqitje më serioze më të mirë dhe dhashtë zoti do të kemi edhe rezultate të mira”.
Trajnerin e ligës së tretë të ekipit Korabi në Nju Jorkut, pjesa e parë e lojës së kombëtarës e kishte mërzitur shumë. Kemi ardhur nga SHBA me shokët e Korabit për ta parë kombëtarën tonë, për t’i dhënë mbështetje e për t’i dëshiruar çdo të mirë në Francë, por rezultati dhe loja e kombëtares që po shohim në këtë pjesë të parë, na brengos.
„Emocioni është jashtëzakonisht i madh”, u shpreh ai mes tjerash, „por rezultati që shohim (2:0) në këtë pjesë të parë, na preku, mirëpo mendojmë se në pjesën e dytë do të jetë më mirë”.
Zvicerania që nuk lë ndeshje pa parë
Në mesin e qindra tifozë shqiptarë nga Zvicra, të barrikaduar para stadiumit ku luhej ndeshja, takojmë edhe një tifoze zvicerane që thuajse nuk lë ndeshje të kombëtares pa e parë. Para se te zhvillohej ndeshja ajo kishte vajtur bashkë më të shoqin shqiptar Ardit Sadikaj në hotel Hilton për të takuar idhullin e saj Taulant Xhakën, me të cilin kishte arritur të bëntë një fotografi.
Kësaj here ata kishin udhëtuar mbi 800 km me autobusin e organizuar nga firma e Nagip Memedit, Ostfinanz St. Gallen nga Solothurni për në Vjenë, për të parë kombëtaren.
Në pyetjen tonë se a e bën këtë vullnetarisht, ajo përgjigjet me të qeshura, „Po, e bëj vullnetarisht. Kombëtarja shqiptare është për mua si gjysma e trupit tim, në njëren anë është pjesa zvicerane dhe në anën tjetër pjesa shqiptare”. Dashuria për të qenë në mesin e tifozëve shqiptarë ka lindur para katër vjetësh, kur Zvicra po luante ndeshjen kualifikuese në Lucern kundër Shqipërisë.
„Aty kam qenë për herë të parë”, thotë ajo. Pastaj kemi shkuar në Shqipëri e kështu më radhë pa iu ndarë asnjëherë kombëtarës shqiptare, plotëson burri i saj tiranasi, Ardit Sadikaj, me banim në Solothurn, i cili është pjesë e kryesisë së ekipit Ilira.
Të jesh pjesë e tifozave të kombëtares është një ndjenjë tjetër, ka shumë dashuri, madje pjesërisht ka fanatizëm deri në ekstremizëm dhe unë këtu vërej një dallim të madh mes të qenurit tifoz i përfaqësueses zvicerane dhe asaj shqiptare. Atmosfera në fillim ishte sot shumë e mirë, por kah fundi jo patjetër, pasi që disa tifozë hidhnin gjësende në drejtim të personelit të sigurimit.
Valbona: Është frymëzuese t`i shohësh fëmijët e diasporës me flamuj kuq e zi…”
Sido që të ketë qenë, në fund tifozët shqiptarë u shpërndanë duke festuar e hedhur valle.
Pas mbarimit të lojës, rrugës për në Zvicër, shfrytëzojmë rastin të marrim përshtypjet e gruas së sekretarit të parë të ambasadës shqiptare në Zvicër, Kastriot Nolit, zonjës Valbona Noli.
Vajtja nga Zvicra për të parë kombëtaren në Vjenë, ishte një iniciativë e mrekullueshme për Valbonën.
„Më shumë nga të gjitha më kanë emocionuar fëmijët, jemi një autobus me familje dhe nuk ka frymëzim më të mirë për fëmijët, patriotizëm më të madh sa ti marrësh fëmijët në kombëtare”, shprehet ajo e ulur në katin e sipërm të autbousit modern, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve ishin familje me fëmijë.
“Ti veshësh me flamuj kuq e zi, të dëgjojnë këngët kuq e zi, e kam fjalën për fëmijët e diasporës” thotë ajo, nuk ka ambient më të mirë sepse fëmijët e Prishtinës rrinë bashkë me ata të Gjakovës e të Tiranës. Nuk ka emocion më të madh se të shkosh ne Vjenë, në vendin e njërit nga popujt që e duan dhe e kanë mbrojtur Shqiperinë ndër shekuj, e të këndosh himnin kombëtar, ky është një emocion i jashtëzakonshëm”, shpreh emocionet e ndeshjes Valbona Noli.
Pavarësisht humbjes, ajo ishte e kënaqur me paraqitjen e kombëtares.
Mua më pëlqeu shumë loja, lojtarët ishin në formë shumë, shumë të mirë, por tani duhet të jemi realistë, nuk është e lehtë të fitosh me Austrinë në Vjenë.
Austria është një vend me futboll shekullor, një vend shumë i fuqishëm që ka pasur të paktën për një shekull futboll botëror, Megjithatë, „ne treguam që jemi gati të matemi më ekipe të mëdha”, u shpreh në fund të bisedës Valbona Noli, ekonomiste me profesion, por që i pëlqen shumë të punojë si mësuese me fëmijë.
E-Diaspora
-
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me... -
Edicioni i katërt i “Tri Net Film Fest”: Mes modestisë së sallës dhe fuqisë së ekranit -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind































