Sport
Arrestohet shqiptari që ka hedhur fishekzjarre në stadium
Një numër sosh janë hedhur drejt fushës por për fat nuk është lënduar askush. Ndërkaq, njëri nga hedhësit e tyre, një shqiptar, është identifikuar dhe pastaj është arrestuar
Lojës korrekte në fushë të gjelbër në ndeshjen Austri-Shqipëri, i ka hedhur hije hedhja e gjësendeve dhe shpërthimi i mjeteve piroteknike nga pjesa e tribunave ku ishin vendosur tifozët shqiptarë. Siç shkruan gazeta Kurier, masat e sigurimit kanë qenë të ashpra (me detektor metalesh) vetëm në hyrjen VIP dhe në atë për gazetarët.
Në pjesët tjera ka pasur vetëm kontrollim të zakonshëm, me prekje në trup, transmeton albinfo.ch. Kjo si duket u ka mundësuar disa tifozëve shqiptarë që të mund të marrin brenda stadiumit mjete piroteknike, të ndaluara. Një numër sosh janë hedhur drejt fushës por për fat nuk është lënduar askush. Ndërkaq, njëri nga hedhësit e tyre, një shqiptar, është identifikuar dhe pastaj është arrestuar.
Po ashtu nga pjesa shqiptare ka pasur fishkëllima me pipa të gjyqtarëve gjë që ka penguar udhëheqjen e lojës, përcjell albinfo.ch. As përpjekja e kapitenit të kombëtares, Lorik Cana përmes altoparlantit për të qetësuar ata tifozë, nuk ka pasur sukses, shkruan gazeta.
Nga 26.800 shikues, rreth 10 mijë kanë qenë shqiptarë shumica e madhe e të cilëve kanë anuar në mënyrë korrekte dhe i kanë dhënë gjallëri ndeshjes, thuhet më tutje.
Gazeta vë re se njëri nga tifozët ka arritur të fusë në stadium flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, duke dëmtuar, siüas saj imazhin e mirë të publikut dhe ndeshjes.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














