Sport
Zvicra po vuan për gola
Dy humbje asnjë gol. Tashmë nuk është sekret që Zvicra nuk është në formën më të mirë. Humbi nga Irlanda 1:0 dhe Bosnja 2:0. Këtu dy humbje vijnë në kohë të keqe, derisa 72 ditë më pas do të ndeshet me Shqipërinë në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian.
“Blick” shkruan se sulmuesit nuk janë në formë dhe kjo është për t’u shqetësuar. Haris Seferoviq nuk ka shënuar për Eintracht Frankfurt që 871 minuta. Admir Mehmedi në Bayer Leverkusen ka 964 minuta pa shënuar. Edhe më keq është Breel Embolo i Baselit me 989 pa shënuar.
Në vitin 2016 nuk ka shënuar asnjëri. Pa Xherdan Shaqirin në fushë është një problem i madh. Ai kishte probleme me lëndime. As Behrami, Kasami, Xhaka ose Xhemaili nuk mund të krijojnë raste si ai. Vetëm Renato Steffen është paksa më i rrezikshëm në sulm.
Derisa Zvicra po bëhet gati për ndeshjen me Shqipërinë, disa lojtarë e kanë vendin e sigurt si Shaqiri, Xhaka dhe Behrami, nëse nuk lëndohen, raporton albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar















