Sport
Shqipëria pak probleme me mbrojtjen, e pak me sulmin
Në mesin e prezantimeve të Kombëtareve, faqja zyrtare e UEFA-s i ka bërë një vlerësim edhe Kombëtares shqiptare të futbollit për dy ndeshjet miqësore.
UEFA ka shkruar se kuqezinjtë kanë pak probleme me mbrojtjen e pak me sulmin, përcjell albinfo. Shqipëria humbi nga Austria 2:1 e më pas fitoi ndaj Luksemburgut 2:0. Sipas portalit të UEFA-s,
Shqipëria ka probleme me sulmin dhe golin e parë ndaj Luksemburgut e shënoi në minutën e 63-të. Sa i përket formacionit ka shumë dyshime, pasi luajti me lojtarë të ndryshëm dhe vetëm Etrit Berisha e ka vendin e sigurt. Kuqezinjtë janë treguar më të rrezikshëm në pjesët e dyta, duke i shënuar tre golat e fundit. Milot Rashica më 28 qershor do t’i bëjë 20 vjet, faza çerekfinale e Kampionatit Evropian, ku Shqipëria shpreson të jetë.
Ai debutoi me Kombëtaren shqiptare, por nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në Evropian. Nëse nuk do të jetë tani sigurisht do të jetë për të ardhmen.
Sokol Cikalleshi pritet të udhëheq Shqipërinë në sulm. Ai zhvilloi një ndeshje të mirë me Luksemburgun, por nuk ka shënuar në ndeshjet zyrtare.
Mbrojtja bëri gabime me Austrinë dhe kundërshtarët e Shqipërisë janë të gatshëm ta dënojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













