Sport

Sadiku dërgon Vaduzin në finale

Armando Sadiku vazhdon me gola. Kësaj radhe për skuadrën e tij Vaduz, por në Kupën e Lihtenshtajnit, nga ku është kjo skuadër, shkruan albinfo.ch..

Vaduzi fitoi 1:2 në fushën e USV Eschen dhe u kualifikua në finale, ku do të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Evropës, pasi fituesi i Kupës luan në garat evropiane.

Lihtenshtajni nuk ka ligë të futbollit, por vetëm garat e Kupës, derisa Vaduzi e ka fituar 43 herë.