Uncategorized
Flet deputeti më i ri në Kantonin Thurgau, Alban Imeri: “Jam ndërtues urash mes njerëzve”
“Unë veten e shoh më pak si zë i një grupi të caktuar por më tepër si një ndërtues urash në mes të grupacioneve të ndryshme", thotë Imeri për albinfo.ch
I porsazgjedhur deputet në Parlamentin e Kantonit të Thurgau-t, i riu Alban Imeri flet ekskluzivisht për albinfo.ch lidhur me atë se si e përjeton zgjedhjen e tij në këtë post, se çfarë përfaqëson ai në këtë parlament etj. Ai, përveç që është shqiptari i parë në Parlamentin e Kantonit Thurgau ka edhe disa të veçanta tjera: me vetëm 25 vjet, është deputeti më i ri në mesin e ligjvënësve të Thurgaut. Pastaj është shqiptari i vetëm deri më tash që ka arritur të bëhet deputet kantoni duke përfaqësuar një parti të djathtë, BDP-në. Të pesë të tjerët, të deritashmit, vijnë nga Partia Socialdemokrate (SP).
Veç të gjithave, Albani ka shënuar edhe një precedent tjetër: ai ka fituar, ndërkohë që partia e tij ka humbur.
“Në gazetar zviceran ma theksoi këtë, duke më thënë se jam një fenomen, duke qenë deputeti më i ri në Parlamentin e Thurgaut dhe duke fituar vendin e deputetit ndërkohë që partia ime ka humbur”; thotë Albani për albinfo.ch.
I pyetur nëse e sheh veten tash e tutje si një zë i migrantëve në parlament, Imeri thotë: “Unë veten e shoh më pak si zë i një grupi të caktuar por më tepër si një ndërtues urash në mes të grupacioneve të ndryshme. Për këtë arsye unë kam zgjedhur dhe sloganin tim zgjedhor “harmonischer Miteinander” (përbashkësi harmonike). Kjo për faktin se unë dua që të gjithë të shohin veten si një shoqëri e përbashkët dhe për këtë angazhohem unë., plotëson Imeri për albinfo.ch
Vërejtjes së gazetarëve zviceranë se kam prejardhje të huaj unë u përgjigjem: “unë jam i lindur dhe rritur këtu, pra nuk kam ardhur nga ndonjë shtet tjetër”, thotë Albani.
Alban Imeri është zgjedhur në Parlamentin e kantonit Thurgau me 1049 vota. Në listë ka qenë edhe kandidati tjetër me prejardhje shqiptare, Egzon Ajvazaj. Ai është ndarë me vetëm 278 vota.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












