Sport
Shqiptarët sërish në formacionin e javës në Zvicër
Një gol, një asistim dhe një aksion për të ralizuar gol, në të cilin ishte protagonist kryesor, Armando Sadiku.
Ky i fundit shkëlqeu në fitoren 3-0, që Vaduzi e realizoi përballë St. Galenit.
Kjo paraqitje fantastike e sulmuesit shqiptar, bëri që ai të jetë pjesë në formacionin më të mirë të javës së 27-të të Superligës zvicerane.
Këtë vlerësim e ka bërë gazeta “Blick”, e cila sistematikisht publikon ekipin që shkëlqen në çdo javë në elitën e futbollit zviceran.
Përveç Sadikut i cili aktualisht është sulmuesi më në formë i kombëtares shqiptare, në formacionin e kësaj jave bën pjesë edhe Taulant Xhaka. Ai tregoi kualitet të lartë në mesfushë në ndeshjen që ekipi i tij, Bazeli u nda më rezultat 2-2 përball FC Zurih.
Në top 11-shën e më të mirëve të kësaj jave në elitën e futbollit zviceran, bën pjesë edhe mbrojtësi deçanas, Florent Hadergjonaj.
Skuadra e mbrojtësit shqiptar “Young Boys” ka mposhtur me rezultat 7-0 ekipin e Luganos.
Mbrojtësi shqiptar ishte ndër më meritorët e kësaj fitore duke dhënë një asistim por nisi edhe dy aksione të tjera për bashkëlojtarët tjerë të cilët shënuan për “Young Boys”.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë














