Lajme
Komisioni për Politikë të Jashtme “i impresionuar” me Marty-n
Komisioni, ka mbështetur njëzëri raportin e Martyt dhe ka kërkuar që akuzat e ngritura të hetohen nga një komision ndërkombëtar
Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili është dhe deputet i dhomës së ulët të Parlamentit Zviceran, i ka raportuar Komisionit për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Zvicrës rreth raportit të tij shumë të përfolur mbi “trafikun me organe”.
Komisioni, i cili e ka mbështetur njëzëri raportin e Martyt, ka kërkuar që akuzat e ngritura prej tij, të hetohen nga një komision ndërkombëtar. Komisioni përmes një mocioni kërkon po ashtu nga Qeveria Federale që të angazhohet edhe në shkallë ndërkombëtare për hetimet në fjalë, thuhet në një komunikatë për medie, të komisionit. Pas informimit që bëri Marty mbi sfondin dhe rrjedhojat e raportit të tij, komisioni së bashku me ministren e jashtme Micheline Calmy-Rey i kanë peshuar mundësitë e Zvicrës për tu angazhuar për hetime ndërkombëtare.
Komunikata më tutje thekson se komisioni “është shumë i impresionuar nga puna e shkëlqyer” dhe nga “raportimi i balancuar” i Marty-t rreth këtij rasti kompleks. Po ashtu, komisioni ka lavdëruar Marty-n për “guximin dhe angazhimin” e tij personal.
Ndërkaq, sipas asaj që shkruan blick.ch, anëtarët e komisionit kanë drejtuar kritika të ashpra në adresë të presidentes së vendit, njëherësh ministre e jashtme, Micheline Calmy Rey për “mos informimin” e tyre nga ajo rreth gjendjes në Kosovë.
“Anëtarët e komisionit kanë drejtuar kritika për mos informimin e tyre nga ministrja e jashtme Rey dhe nga Qeveria Federale rreth akuzave që kanë rënduar mbi Hashim Thaçin dhe politikanët tjerë me peshë të Kosovës, në kohën kur Zvicra ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Ky informim, sipas tyre, ka qenë i domosdoshëm kur dihet se qeveritë dhe shërbimet inteligjente të perëndimit kanë pasur prej vitesh njohuri lidhur me akuzat e rënda që u bëhen politikanëve kosovarë.
Komisioni për Politikë të Jashtme merret me shqyrtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me qëndrimin e Zvicrës në raport me botën, me marrëdhëniet e saj me vende të ndryshme etj. Ai përbëhet nga 26 anëtarë. Kryesuese e komisionit aktualisht është Christa Markwalder, nga Partia Liberale (FDP).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











