Lajme
Kosovë, opozita bën koalicion parazgjedhor
Dy partitë më të vogla opozitare, AAK dhe NISMA kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhor. Lënë të hapur mundësinë edhe për partitë tjera
Pas prishjes së raporteve me Lëvizjen Vetëvendosje, dy partitë tjera opozitare në Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor. Marrëveshja u nënshkrua nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i NISM-ës, Fatmir Limaj.
Sipas kësaj marrëveshje, dy partitë opozitare, që bashkërish i kanë 15 deputetë në Kuvendin e Kosovës, janë dakorduar që në zgjedhjet e ardhshme ta ndërtojnë një koalicion parazgjedhor, me qëllim ndryshimin e qeverisjes aktuale. Në marrëveshje thuhet se mbeten të hapur mundësitë edhe për partitë tjera, madje edhe nga shoqëria civile.
“Janë të hapura dyert për të gjitha partitë politike. Kjo është marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit opozitar. Ky koalicion parazgjedhor jep shpresë për ndryshim të qeverisjes”, ka thënë Limaj.
Në anën tjetër, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se po e lidhin një bashkëpunim si një opsion për ndryshimin e gjendjes në vend. Ai po ashtu theksoi se nuk do të kthehen në Kuvend, por në interesa nacionale që janë më afatgjata se një Qeveri atëherë do ta shqyrtojnë një vendim të tillë.
AAK drejtohet nga ish kryeministri dhe gjenerali i UÇK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka qenë kryeministri i Kosovës vetëm për 100 ditë në vitin 2005, duke u detyruar të japë dorëheqje, pasi që ndaj tij u ngrit aktakuzë nga Tribunali Penal i Hagës për krime lufte. Pas dy procesesh, Haradinaj doli i pafajshëm, por partia e tij nuk arriti të hyj në pushtet që nga viti 2007.
Ndërkaq, partia NISMA e formuar dy vjet më parë, ka dalë si fraksion i Partisë Demokratike të Kosovës, që drejtohej deri para një muaji nga presidenti Hashim Thaçi. NISMA drejtohet nga Fatmir Limaj ish sekretar i PDK-së dhe Jakup Krasniqi ish kryeparlamentar i Kosovës në dy mandate.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













