Lajme
Shqiptarët në Maqedoni, përfaqësim të dobët politik
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e fajëson klasën politike në Maqedoni për një përfaqësim shumë të dobët në këtë shtet
I sulmuar fizikisht gjatë fundjavës nga tifozët e Vardarit në Shkup, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e fajëson klasën politike shqiptare në Maqedoni për një përfaqësim shumë të dobët në këtë shtet. Ai thotë nga ajo që ka parë nga tifozët maqedonas, është urrejtja maksimale ndaj shqiptarëve dhe përfaqësimi i dobët politik.
Kryetari i Prishtinës, ishte në tribunat e stadiumit në Shkup, për të përcjellë ndeshjen Vardari – Shkëndija. Bashkë me të ishte edhe Ragip Behrami babai i futbollistit të kombëtares zvicerane, Valon Behrami dhe përfaqësuesit e klubit futbollistik nga Tetova- Shkëndija.
Nëpërmjet një statusi në facebook, Ahmeti thotë se është një tifoz i zjarrtë i Shkëndisë dhe përcjellë shumicën e lojërave të saj.
“Të gjithë ata që më njohin e dinë se jam një adhurues i madh i futbollit. Tash e disa vite jam edhe tifoz i Shkëndijës së Tetovës dhe sipas mundësive kam përcjellë ndeshje të ndryshme edhe në kampionatin e Maqedonisë edhe kur kanë luajtur në kualifikime evropiane”, thotë Ahmeti.
Në fundjavë, ai thotë se ishte në ndeshjen vendimtare të kampionatit në mes të Vardarit dhe Shkëndijës në Shkup. Tifozëve të Shkëndijës, sipas tij, i ishte ndaluar hyrja në stadium ndërsa aty ishin mbledhur rreth 2 mijë tifozë të Vardarit.
“Ne ishim rreth 20 shqiptarë, mysafirë të klubit Shkëndija të cilëve udhëheqësia e Vardarit na kishte vendosur në mes të tifozëve të Vardarit. Gjatë gjithë lojës këndimet e tifozëve të Vardarit ishin të llojit “shqiptarët e mirë janë shqiptarët e vdekur”. Pasi shënoi Vardari, gjerat u tensionuan edhe më shumë sepse ata e kishin të qartë që aty jemi rreth 20 shqiptarë”, thotë Ahmeti.
Kur filluan të këndojnë se të gjithë maqedonët të ngritën në këmbë e vërtetuan, sipas tij, se vetëm 20 janë shqiptarë.
“Mirëpo incidenti ndodhi kur Shkëndija shënoi golin e barazimit, ndërsa kryetari i klubit të Shkëndijës u ngrit në këmbë për të festuar. Që nga ai moment, filluan të gjuajnë gjësende në drejtim tonin, duke goditur disa nga personat që ishin aty. Policia erdhi me vonesë, dhe u mundua ti qetësojë por pa sukses. U detyruan të na nxjerrin nga ndeshja për sigurinë tonë”, thotë ai.
Ahmeti thotë se është i vetëdijshëm që huliganë të futbollit ka kudo në botë, por janë dy gjëra, sipas kryetarit të Prishtinë, që nuk tejkalohen.
“Urrejtja ndaj shqiptarëve është në maksimum dhe në situata të tilla shpërfaqet e pastër dhe përfaqësimi shqiptar në Maqedoni është në gjendje shumë të dobët. Koketimi i partive tona për qeveri pa kërkesa të qarta dhe parimore të shqiptarëve do të sjellë më shumë diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve e jo vetëm në ndeshje futbolli”, konsideron Ahmeti.
I pari i Prishtinës dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se “mund të jem atje vetëm disa orë, një herë në dy tre muaj, por shqiptarët e Maqedonisë atje jetojnë në kushte të tilla gjatë tërë vitit, brenda e jashtë stadiumit“.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide










