Zhvillim
Trajnohen për punësim 600 punëkërkues
Ministëri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se kjo marrëveshje do të ndikojë në ngritjen e shkathtësive dhe krijimin e një tregu afatgjatë të punësimit
Me një marrëveshje bashkëpunimi që është nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Odës Ekonomike të Kosovës mundësohet trajnimi për të kërkuar punë. Në këtë mënyrë pritet të angazhohen 600 punëkërkues në të gjitha komunat e Kosovës.
Ministëri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se kjo marrëveshje do të ndikojë në ngritjen e shkathtësive dhe krijimin e një tregu afatgjatë të punësimit.
“Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata të rinj që të marrin një praktikë në punë, varësisht nga suksesi që ata tregojnë dhe nga investimet e kompanive që këta të mbesin në punë apo të fitojnë dhe kontrata,” tha ministri Abrashi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se ky aktivitet do të ndikojë në motivimin e të rinjve për punësimin.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tha se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla, që sipas tij do të ndikojnë në zbutjen e papunësisë.
“Kjo është e mire sepse për tre muaj do të mundësohet që të mbajnë praktikë dhe ata që tregohen të mirë do të mbeten dhe kjo nuk do të zbusë papunësinë, por kemi edhe tri orientime që ne ta rrisim zhvillimin ekonomik, ta rrisim numrin e punëtorëve në treg dhe të mundësojmë që punëtorët të gjejnë punë në tregun evropian dhe vazhdojmë me përkrahjen e sektorit të bujqësisë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj













