Zviceranët mund të vazhdojnë të mbajnë letërnjoftimet jo biometrike
Sipas komisionit, lejimi i mbajtjes së dokumenteve të vjetra të identitetit i përshtatet nevojave të një numri të madh njerëzish
Komisioni për Politikë Shtetërore i Parlamentit Federal të Zvicrës i ka ofruar parlamentit për shqyrtim një propozim ligji, të aprovuar njëzëri. Propozimi ka të bëjë me vazhdimin e vlefshmërisë së dokumenteve të të vjetra, jo biometrike të identitetit. Para së gjithash këto dokumente mund tu shërbejnë njerëzve për përdorim brenda vendit.
Sipas komisionit, lejimi i mbajtjes së dokumenteve të vjetra të identitetit i përshtatet nevojave të një numri të madh njerëzish. Duke bërë këtë propozim, komisioni ka përcjellë një iniciativë parlamentare të ardhur nga kantoni Thurgau.
Kështu, ligji për dokumentet e identitetit duhet të ndryshojë në atë mënyrë që tu mundësohet qytetarëve zviceranë bërja e kërkesës për një dokument identiteti pa të dhëna elektronike. Ndërsa lidhur me mundësinë e pajisjes me këto dokumente në komuna, vendimi mbetet të merret nga kantonet.
E-Diaspora
-
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih Krahas kompozimeve të Anda Kryeziut do të prezantohen edhe kompozimet e realizuara nga Luigi Nono dhe... -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna” -
Lindon Bytyqi, finalist në Piranesi Award 2025 -
Ambasada e Kosovës në Paris njofton pezullim të përkohshëm të shërbimeve konsullore -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich
Jeta në Zvicër
-
Biel: Investitori i kriptovalutave vjedh miliona nga miqtë dhe familjarët Një këshilltar për kriptomonedha nga Biel në kantonin e Bernës është zhdukur pasi mblodhi rreth 7... -
Komuna e Gjenevës dëshiron të sigurojë kufijtë e saj -
Hotelet kapsulë drejtohen drejt rrugëve zvicerane -
Cilat janë shqetësimet kryesore të zviceranëve -
SBB heq linjën e natës drejt Malmös, parlamenti refuzon financimin










