Shqipëria përtej bregdetit
Sylvain: «Më propozoni sfida për Shqipëri!»
Tani bëhen dy vjet që Sylvain Nicolier, një djalosh zviceran që udhëton me konceptin e tij të pazakonshëm "Suisse moi (Unë Zvicëra)". Qëllimi: T’i propozoni atij sfida për destinacionet, të cilat i ka planifikuar për udhëtim. Ai tashmë ka shkuar në Marok, Togo, Quebec, Meksikë, ndër të tjera, dhe së shpejti do të shkojë në Shqipëri.
Pas rrugëtimeve të tij vite me radhë nëpër botë, Sylvain ka filluar një mënyrë të re të udhëtimit. Për të s’ka më agjenci apo guida turistike, ai përcakton hapat e udhëtimeve të tij, përmes sfidave që të tjerët ia propozojnë. Kështu që Sylvain ka për qëllim të zbulojë pjesë të botës në mënyra të ndryshme, të nxjerrë në pah specifikat e kulturave të ndryshme me anë të sfidave që kanë të bëjnë me ushqimin, zakonet dhe sportet…Më pas, ai ndan peripecitë e tij me përdoruesit përmes videove të realizuara.
Në veçanti ju mund të shihni në faqen e internetit e tij aventurat e mëparshme, si lufta tradicionale zogoleze, takimi me arinj në Quebec apo ngrënia e peshkut të kalbur në Tahiti. Sa për emrin, “Suisse moi, Zvicra unë”, ai tregon se ka dashur të luajë pakëz me tingëllimin e fjalëve për të krijuar tema sikur “Unë Zvicra në Meksikë” dhe “Unë Zvicra në Korsikë”, si dhe shumë udhëtime të tjera që mund t’i shikoni në faqen e tijsuissemoi.com.
Shqipëria është destinacioni i ardhshëm, Sylvain do të niset më 6 maj. Vendin e ka përzgjedhur sponsori i tij, një agjenci udhëtimi e Lozanës që dëshiron të vërë në pah këtë rajon së shpejti. Sylvain është shumë entuziast dhe mezi pret të niset, “Atje ka male, det, qytete dhe shumë gjurmë të lashtësisë. Kur ai ka lansuar thirrjen e tij në video (https://www.youtube.com/watch
E vetmja gjë për të cilën Sylvain ka frikë në këtë udhëtim është gjuha. Shqipëria është një vend ku turizmi është i pazhvilluar. Ai dyshon se do të takojë në çdo cep të rrugës një anglofon apo frankofon. Tani për tani, vetëm një gjë e ka të qartë. Kur ai të arrijë në Tiranë, një makinë , kameramani/regjisori Geoffroy Dubrueil, bashkë me motrën e tij, Anouk, do ta presin.
Sfidat janë ende të hapura dhe Sylvain mirëpret propozimet tuaja, përmes të cilave ai do të zbulojë Shqipërinë sikur askush nuk e ka zbuluar më herët.
Të tjera nga Shqipëria përtej bregdetit
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni Ish-presidentja e Kosovo përmes një video-mesazhi fton mërgimtarët të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar rolin... -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Burri i veshur si kalë përballet me akuzë për keqtrajtim të kafshëve në Cyrih Një 37-vjeçar në kantonin e Cyrihut është gjobitur pasi veprimet e tij të maskuar si shaka... -
Gjeneva shqyrton mbylljen e disa pikave kufitare gjatë samitit të Group of Seven -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë

















