Sport
Gjyqtari Zogaj nga Zvicra ndihmon kolegët e tij në Kosovë
Zogaj ishte në fundjavë në Pejë, ku përveç ndihmave mbajti edhe një seminar para trajnerëve, kontrollorëve dhe gjyqtarëve të këtij rajoni
Njëri nga gjyqtarët më të mirë shqiptarë padyshim është Bekim Zogaj, i cili vepron në Zvicër, ku ndan drejtësinë në superligën zvicerane.
Bekimi asnjëherë nuk e ka harruar vendlidjen e tij, Kosovën dhe gjithmonë ka ndihmuar gjyqtarët kosovarë dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.
Zogaj ishte në fundjavë në Pejë, ku përveç ndihmave mbajti edhe një seminar para trajnerëve, kontrollorëve dhe gjyqtarëve të këtij rajoni, shkruan albinfo.ch.
Zogaj kishte sjell me vetë 40 palë fanella dhe 15 palë çorape. Kjo nuk është hera e parë që Zogaj ndihmon futbollin e Kosovës.
Për këtë Shoqata e Gjyqtarëve të rajonit të Pejës falënderon gjyqtarin Zogaj për ndihmën e dhënë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike











