Gruaja
Motrat binjake garojnë për kurorën e misit
Për të dy vajzat është e qartë. “Ne do ta urojmë tjetrën, nëse ajo bëhet “Miss Bern”
Janë motra binjake, shqiptare, jetojnë në Koppigen, kantoni Bernë i Zvicrës. Quhen Egzona dhe Egzontina Jahaj. Pothuajse kudo që shihen, ato janë së bashku. Të pandara, të dy 20 vjeçet kanë marrë pjesë edhe në “Miss Bern 2016”. Në këtë spektakël është rasti i parë që marrin pjesë dy motrat binjake. “Ne dëshirojmë të shohim se deri ku mund të arrijmë si binjake”, thotë Egzona. Për të dy vajzat është e qartë. “Ne do ta urojmë tjetrën, nëse ajo bëhet “Miss Bern” thotë Egzontina. “Por ne nuk do t’ ia mohojmë dikujt tjetër titullin”, shprehet ajo.
Përveç pjesëmarrjes në “Miss Bern”, binjaket kanë edhe shumë gjëra të përbashkëta. Ato këndojnë në duet, bëjnë sport apo shkojnë bashkë për të bërë pazar. Të përbashkët e kanë edhe dhomën dhe veshjet. “Ne kemi të njëjtin stil dhe shije, prandaj edhe vishemi njëjtë”, thotë Egzontina.
E duan kamerën
Motrat me flokë kaçurrela janë shumë të ngjashme sa që nganjëherë është vështirë edhe të dallohen, por ato thonë se kanë disa detaje të vogla që i bëjnë të ndryshme nga njëra-tjetra. “Kush na njeh neve, me kohë e di se cila motër jemi”, thotë motra më e vjetër për dy minuta, Egzona. Ajo e ka një fytyrë më të rrumbullakët dhe është pakëz më e gjatë se motra binjake. Për më tepër, ato dallojnë edhe në karaktere. Derisa Egzona është më e hapur, Egzontina duket më e ndrojtur. Megjithatë, të dy motrat përveç shumë gjërave të tjera të ngjashme, e kanë edhe pasionin për modelim. “Ne me kënaqësi pozojmë para kamerës”, thotë Egzona. Gjatë pushimeve të tyre verore në Kosovë ato do të reklamojnë koleksionin e ri të familjares së tyre, para se gjithash, të veshjeve tradicionale.
Nuk ka pikë bonus për binjake
Organizatorja e “Miss Bern”, Sandra Schmid, ka thënë se i kanë shikuar aplikimet ndaras dhe kur kanë parë dy vajza të njëjta, kanë mbetur të habitur. Mirëpo, ajo shprehet se tash për tash nuk do të këtë pikë bonus për të dy binjaket. Por, për motrat Jahaj e rëndësishme është pjesëmarrja në këtë manifestim. Gjatë muajve të ardhshëm 16 finalistet do të përgatitën që sa më mirë të shfaqen në natën finale, e cila do të mbahet më 26 maj në Bernë. Ushtrimet e para kanë qenë shumë të mira. “Ne jemi të kënaqura me përgatitjet. Ky spektakël na sjell disponim. Ne do të vazhdojmë, pavarësisht se sa gjatë do të jetë”, thotë Egzona.
Binjaket mendojnë që të dyja së bashku mund të sjellin më shumë vota nga votimi. Por, kush e di, ndoshta do të mund të shpallen edhe dy mise!
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













