Shkurt.ch
Komuna që nuk do të strehojë refugjatë, detyrohet të paguajë 290.000 franga!
Komuna Oberwil-Lieli nga buxheti i saj duhet t`i paguajë kantonit 290 mijë franga si kompensim për mospranimin për të strehuar azilkërkues
Në kohën kur tema rreth “gogolit” të azilit po bëhet gjithnjë më preokupuese për qytetarët e Zvicrës, vendimi i një komune të vogël në Kantonin Aargau ka zgjuar interesim të veçantë. Komuna Oberwil-Lieli në një votim gjithëpopullor ka vendosur të mos pranojë azilkërkues. Për mospranim kanë votuar 579 qytetarë ndërsa për pranim, 525 sish.
E veçanta e këtij votimi ka qenë në faktin se qytetarët është dashur të përcaktohen: nëse nuk do të pranojnë vendosjen e 10 azilkërkuesve në komunën e tyre, atëherë duhet të paguajnë. Në fakt, komuna nga buxheti i saj duhet t`i paguajë kantonit 290 mijë franga si kompensim për mospranimin për të strehuar azilkërkues.
Sigurisht, punën rreth buxhetit nuk e rregullojnë qytetarët që kanë votuar por këshilli komunal, i cili duhet të vendosë për shumën që i duhet dhënë kantonit.
Pas këtij votimi të qytetarëve, kryetarja e Qeverisë së Kantonit Aargau, Susane Hochuli është shprehur se kjo që ka ndodhur në kantonin e saj është një përjashtim. Ajo në një intervistë për srf ka thënë se “është gabim të nisesh nga një dele e zezë dhe të gjykosh se e tërë tufa qenka me dele të zeza”.
Komunat e kantonit Aargau të cilat nuk duan të strehojnë azilkërkues duhet të paguajnë një paushall ditor për çdo azilkërkues. Kantoni, në fillim të këtij viti e ka ngritur këtë pagesë nga 10 në 110 franga.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














