Sport
Vokrri: Moment historik për Kosovën
“Ky është një moment historik i cili është arritur me shumë mund. Më së miri është parë në mbledhjen e sotme, se sa vështirë ka qenë të punohet në këto rrethana”, ka thënë Vokrri
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ishte jashtëzakonisht i lumtur për pranimin e Kosovës në UEFA. Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e ka cilësuar si moment historik pranimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit, shkruan albinfo.ch.
“Ky është një moment historik i cili është arritur me shumë mund. Më së miri është parë në mbledhjen e sotme, se sa vështirë ka qenë të punohet në këto rrethana me plot obsurksione të armiqve, të them, sportiv. Dhe kjo është një fitore për të gjithë, për shumë sponsor, donator duke mos harruar edhe ata të cilët nuk janë në mesin tonë, por më herët kanë dhënë shumë për futbollin e Kosovës. Ky është një kompensim për të gjithë dhe duhet të jemi krenarë qe ne e arritëm sot këtë fitore kundër disa kundërshtarëve që nuk janë të lehtë”, ka thënë Vokrri.
Ai pret që Kosova të pranohet edhe në FIFA. “Besoj se tashmë është më lehtë duke marrë parasysh se kriteri i parë për pranim në FIFA është që duhet të jesh anëtar i Konfederatës. Pra, ne sot arritëm që të bëhemi anëtar i plotë i Konfederatës Evropiane të UEFA-s dhe tashmë janë rrugët e hapura, që më 12 dhe 13 maj të jemi edhe në FIFA. Vendimi i FIFA-s do të na shpie për kualifikime për kampionatin botëror”, ka shtuar i pari i futbollit kosovar.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune Këtë vit, industria e orëve ka punësuar dukshëm më pak njerëz se vitin e kaluar -... -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë











