Integrimi
Shefja kosovare e dyqanit kapet duke vjedhur
Ajo kishte me vete në çantë një aparat me magnet, i cili përdoret në shitore për heqjen e çipit të sigurimit të mallrave
Një grua 29 vjeçare, shefe e një shitoreje në qendrën e madhe tregtare Tivoli në Spreitenbach është kapur nga detektivët privatë duke vjedhur në shitoret e qendrës ku punon vet. Ajo ishte vëzhguar duke vjedhur veshmbathje të modës dhe parfume, shkruan 20minuten.ch.
Pasi që e kishte konsideruar si të dyshimtë, një shitëse e një shitoreje të madhe të modës kishte alarmuar detektivin, thotë një dëshmitar. Detektivi pastaj është vënë në ndjekje të saj dhe pasi që ajo sërish kishte provuar të vidhte, ai e kishte kapur dhe e kishte thirrur policinë, e cila e ka arrestuar kosovaren, transmeton albinfo.ch.
Siç thotë një zëdhënës policie, gruaja 29 vjeçare ka pranuar veprën. Sipas saj bëhet fjalë për vjedhje në vlerë prej disa qindra frangash, të bëra në disa shitore brenda një paraditeje.
Fakti se shumica e produkteve të vjedhura ishin të siguruara nga një çip kundër vjedhjeve, nuk përbënte problem për të. Ajo, siç ka konstatuar policia, kishte me vete në çantë një aparat me magnet, i cili përdoret në shitore për heqjen e çipit të sigurimit të mallrave, përcjell albinfo.ch. E këtë aparat ajo, thjesht, e kishte marrë me vete nga dyqani në të cilin punon, një dyqan i një zinxhiri të modës në po atë qendër tregtare.
Nëse ajo ka vjedhur edhe në shitoren ku punon, një zëdhënëse e zinxhirit të përmendur të modës nuk ka mundur ta konfirmojë.
Vjedhësja duhet të përgjigjet për vjedhje para prokurorisë së përgjithshme.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut












