Zhvillim
Për herë të parë në Zvicër, panair për kompanitë nga Kosova
Panairi do të mbahet më 18,19 dhe 20 qershor në Markthalle Langenthal Herzogstrasse 6, 4900 Langenthal në një hapësirë prej 1.800 m/2
Në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë, Kompania “Albpress” organizon në Zvicër Panairin e përgjithshëm ndërkombëtarë “Zvicra – 2016”.
Panairi do të mbahet më 18,19 dhe 20 qershor në Markthalle Langenthal Herzogstrasse 6, 4900 Langenthal në një hapësirë prej 1.800 m/2. Në Panair marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, Maqedonia Shqipëria, Zvicra dhe më gjerë.
Kompania “Albpress”, me seli në Winterthur të Zvicrës dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi me pikësynim organizimin e Panairit për përkrahjen dhe zhvillimin e ekonomisë në Kosovë. Me këtë memorandum OEK-u dhe Kompania “Albpress”, pajtohen që për interesa të përbashkëta të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe të ngritin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre.
Ndër të tjera me këtë memorandum bashkëpunimi OEK-u dhe Kompania “Albpress”, së bashku do të kontribuojnë në drejtim të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të produkteve vendore që t’i nxjerrin në tregun ndërkombëtar dhe ofrimit të shërbimeve përkatëse për ndërmarrjet e interesuara.
Drejtori i kompanisë, “Albpress”, Sulejman Sulejmani, ka thënë se qëllimi i organizimit të Panairit është sensibilizimi i kompanive që produktet e tyre t’i nxjerrin në tregun ndërkombëtar.
“Kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësi që nëpërmjet këtij panairi të lidhin kontrata biznesore me kompani nga shteti helvetik. Misioni i ynë si kompani, bashkë me partnerët tanë, është që ta rrisim interesimin për produktet tjera që nuk janë në tregun zviceran. Kjo nënkupton që produktet dhe shërbimet cilësore që ekspozohen në panair të bëhen pjesë e kompanive dhe familjeve në Zvicër”, ka deklaruar Sulejmani.
Sipas tij, mision tjetër i këtij panairi është edhe mundësia që kompanitë pjesëmarrëse të kontaktojnë direkt me përfaqësues të kompanive të mëdha zvicerane, të cilët për tri ditë rresht do të jenë të pranishëm në panair. Vlen të theksohet se në këtë panair kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe përfaqësues të kompanive që shumë produkte të ndryshme nga Ballkani i kanë futur në tregun zviceran.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026











