Sport
Vëllezërit Sahiti mendojnë për Kosovën
Pranimi i Kosovës në UEFA ka bërë bujë edhe në Maqedoni, ku vëllezërit Suad dhe Ermir Sahiti kanë ndryshuar mendimin në lidhje me të ardhmen e tyre
Dy vëllezërit nga Kosova Suad dhe Emir Sahiti, të cilët luajnë në Maqedoni me skuadrën e Rabotniçkit, kanë komentuar pranimin e Kosovës në UEFA, shkruan albinfo.ch.
Pak muaj më parë, Suadi, i cili është më i madhi në moshë ka pranuar të luajë për skuadrën e Maqedonisë, ndërsa Emiri ka shprehur dëshirën për të luajtur me kombëtaren kuqezi. Më herët, dy vëllezërit kanë shfaqur interesin edhe të Skënderbeut, por pranimi i Kosovës në UEFA të martën e kaluar, duket se ka ndryshuar planet e tyre. “Arsyeja se pse pranova ftesën e Maqedonisë ka qenë se Kosova nuk më kishte ftuar asnjëherë.
Mirëpo, tash kur ajo u pranua në UEFA nuk e di se a do të më ftojnë apo jo. Nëse me ftojnë do të shkoj dhe do të bisedoj. Deri atëherë, vendimi nuk ndryshon dhe do të vazhdoj të luaj për Maqedoninë edhe pse realisht pasaporta akoma është në procedurë dhe nuk e kam marr ende. Sa i përket pranimit të Kosovës, normal që jam i gëzuar shumë dhe është një ndjenjë e mirë që shteti im të jetë pjesë e kualifikimeve për Evropian dhe dashtë Zoti edhe për Botëror”, deklaroi Suadi për “koha.mk”, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa 17-vjeçari Emiri duket i vendosur në zgjedhjen e tij për të luajtur një ditë për kuqezinjtë.
“Tash për tash nuk mendoj të ndryshoj vendimin që kam marr. Pra, dëshira ime është që të luaj për Shqipërinë, ndërsa nuk e di se çfarë mund të sjell e ardhmja. Shpresoj që sa më shpejtë të marr edhe pasaportën dhe të mund të luajë për kuqezinjtë. Ndryshe, pranimi i Kosovës në UEFA ka qenë një lajm shumë i mirë për mua dhe uroj që me hapa të sigurt të ec drejt sukseseve të Kombëtares së Shqipërisë”, tha ai .
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












