E-Diaspora
Ambasada e Kosovës në Austri hap dyert për qytetarët vjenezë
Një grup i qytetarëve vjenezë kanë vizituar Ambasadën e Kosovës në Vjenë, më ç’rast ata kanë shprehur interesimin e veçantë për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, procesin e njohjeve të Kosovës dhe fushën e turizmit.
Në kuadër të aktivitetit “Ditët e Hapura të Ambasadave”, që organizohet nga Distrikti i Katërt i Vjenës, në territorin e së cilës gjendet edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, kjo e fundit javën e kaluar hapi dyert për një grup të qytetarëve vjenezë të cilët shprehën interesimin e tyre për ta vizituar objektin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri, përcjell “albinfo.ch”.
Zana Rugova, sekretare e parë dhe Faruk Ajeti, sekretar i dytë, shprehën mirëseardhje për qytetarët vjenezë, si dhe përgëzuan Distriktin e Katërt të Vjenës për iniciativën dhe mundësinë për të prezantuar misionin diplomatik kosobar para banorëve të qytetit të Vjenës.
Rugova dhe Ajeti folën për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë, duke shprehur mirënjohje dhe falënderuar shtetin dhe qytetarët austriak për mbështetjen në vazhdimësi që kanë dhënë për institucionet kosovare.
Rugova dhe Ajeti paraqitën zhvillimet kryesore politike dhe ekonomike, si dhe progresin e bërë në Kosovë në vitet e fundit, duke u fokusuar në forcimin e pozitës dhe rolit të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhembi rrugën evropiane të Kosovës.
Qytetarët vjenezë parashtruan pyetje të shumta me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, për procesin e njohjeve të Kosovës, si dhe në fushën e turizmit.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Paris njofton pezullim të përkohshëm të shërbimeve konsullore Ambasada e Kosovës në Paris me mesazh falënderimi dhe urimi për mërgatën... -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Ngjarje e rëndë në Zakynthos, qeni i familjes i merr jetën 2 vjeçarit shqiptar
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind












