CH-Ballkani
Dënim me burg të përjetshëm të katërfishtë ose 285 vjet për xhihadistin Çëndrim R.
Në mars të vitit 2014 së bashku me dy xhihadistë tjerë, ai kishte vrarë në pritë në Turqi, në regjionin që kufizohet me Sirinë, tre persona, gjegjësisht dy policë dhe një civil
Çëndrim Ramadani, i riu shqiptar i rritur në Zvicër, i akuzuar për terrorizëm islamik, mund të dënohet nga një gjykatë turke me katër herë me burg të përjetshëm ose me 285 vjet burg, shkruajnë mediat turke, dhe ato zvicerane!
Këtë masë ndëshkuese e ka kërkuar të mërkurën prokuroria në qytetin turk Nigde për terroristin me prejardhje nga Kosova, transmeton albinfo.ch.
Si mbështetës i Shtetit Islamik (ISIS), Çëndrim Ramadani në mars të vitit 2014 së bashku me dy xhihadistë tjerë kishte vrarë në pritë në Turqi, në regjionin që kufizohet me Sirinë, tre persona, gjegjësisht dy policë dhe një civil.
Sipas gazetës turke “Hürriyet”, gjatë gjithë procesit gjyqësor xhihadisti shqiptar ka heshtur. Procesin e kanë ndjekur edhe të afërmit e personave të vrarë.
Personi në fjalë është rritur në Brugg të Kantonit Aargau të Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Ai pastaj, si delikuent është dëbuar nga Zvicra ndërsa në Siri ka shkuar pasi që një kohë ka jetuar në Maqedoni.
(Mediat zvicerane e shkruajnë emrin shqiptar Qëndrim me Ç, pasi që emri i personit në fjalë është i regjistruar zyrtarisht kështu. v.j.)
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












