Sport
Asiston Xhaka
Edhe pse skuadra e tij ka siguruar një vend për garën më prestigjioze për klube, Granit Xhaka, nuk pritet që të qëndrojë edhe një vit në Gjermani
Mesfushori i Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka edhe një herë ka qenë në top formë. Mesfushori prishtinas ka ndihmuar skuadrën e tij në xhiron e fundit të Bundesligas, duke fituar 2:0 ndaj Darmstadtit, dhe duke u renditur përfundimisht në vendin e katërt, pozitë që siguron garat e Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm, shkruan albinfo.ch.
Xhaka asistoi në golin e parë të shënuar nga belgu, Thorgan Hazard, në minutën e 31-të. Më pas mysafirët shënuan edhe një herë dhe siguruan vendin e katërt.
Megjithatë, edhe pse skuadra e tij ka siguruar një vend për garën më prestigjioze për klube, Xhaka, nuk pritet që të qëndrojë edhe një vit në Gjermani. Arsenali është vënë seriozisht pas tij, ndërsa së fundi edhe mesfushori kosovar ka thënë se e ardhmja e tij do të qartësohet para fillimit të Kampionatit Evropian.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












