Sport
Graniti dhe Taulanti, konferencë shtypi për duelin që i pret në Francë
Dy vëllezërit kanë mbajtur të mërkurën në muzeun e FIFA-s në Cyrih një konferencë për media me ç`rast kanë folur për ballafaqimin që i pret më 11 qershor në ndeshjen në mes të Shqipërisë dhe Zvicrës
Prejse është kuptuar se në ndeshjen e parë të Evropianit 2016 do të luajë Shqipëria kundër Zvicrës, dy vëllezërit Xhaka, Graniti dhe Taulanti, janë në fokus të mediave, jo vetëm zvicerane. Dhe, me shumë të drejtë, pasi që nuk dihet të ketë ndodhur ndonjëherë që dy vëllezër të luajnë në një kampionat evropian për dy ekipe kundërshtare, siç do të ndodhë me Taulantin dhe Granitin.
Dy vëllezërit, yje të njohur të futbollit, kanë mbajtur të mërkurën në muzeun e FIFA-s në Cyrih një konferencë për media, transmeton albinfo.ch. Ata me këtë rast kanë folur për ballafaqimin që i pret më 11 qershor në ndeshjen në mes të Shqipërisë dhe Zvicrës, për emocionet me të cilat lidhet kjo përballje etj, përcjell blick.ch në një videoxhirim.
Taulanti thotë se edhe më parë, në një periudhë kur ai ka luajtur për GC të Cyrihut e Graniti për Bazelin, kanë qenë në pozita rivalësh por jo në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë sikundër do të jenë në Evropianin e Futbollit në Francë.
Graniti ndërkaq ka sqaruar se edhe në familje kjo rastësi ka qenë një kohë të gjatë temë bisede por i me kohë çdo gjë ka rënë në suaza të normale. “Unë do të jap më të mirën për Zvicrën ashtu sikurse edhe Taulanti për Shqipërinë”, ka thënë Granit Xhaka. Ai ka shtuar më tutje se është krenar me angazhimin për Zvicrën pasi që për të dhe klubet zvicerane ka luajtur në të gjitha fazat por edhe se në asnjë mënyrë nuk i fsheh rrënjët e tij shqiptare, përcjell albinfo.ch. “Unë pushimet verore dhe ato dimërore i kaloj gjithmonë në Kosovë, në Prishtinë, ku i vizitoj me dëshirë gjyshërit deri sa të jenë gjallë”, ka theksuar ylli i bundesligës gjermane dhe lojtari i kërkuar nga Arsenali.
Ndërsa Taulanti, i pyetur për kalimin eventual në kombëtaren e Kosovës, ka thënë: “Kjo nuk është aspak temë për momentin. Unë jam i përqendruar tërësisht në përgatitjen për Evropianin në Francë, në radhët e Shqipërisë”.
Graniti ka shprehur dëshirën që vëllai i tij, Taulanti të shërohet sa më shpejt nga lëndimi që ka marrë së fundi dhe të jetë në formë për ndeshjen që i pret bashkë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













