Shkurt.ch
Meshkujt zviceranë jetojnë më së gjati në botë
Me një mesatare prej 81.3 vjetësh ata janë dukshëm mbi mesataren botërore që është 69.1 vjet
Nga viti 2000 deri në vitin 2015 jetëgjatësia në botë është rritur për pesë vite. Por, përkundër rritjes “dramatike”, vazhdojnë dallimet e mëdha në mes të vendeve të veçanta, bëhet e ditur në raportin përkatës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) të publikuar sot, njofton sda.ch
Por ajo që qet në pah ky raport nga pikëpamja zvicerane është jetëgjatësia rekorde e meshkujve zviceranë. Me një mesatare prej 81.3 vjetësh ata janë dukshëm mbi mesataren botërore që është 69.1 vjet, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2012 kjo statistikë udhëhiqej nga islandezët.
Në fund të listës janë meshkujt e Sierra Leones, mesatarja e jetës së të cilëve nuk shkon mbi 49.3 vjet! Në këtë vend të Afrikës Perëndimore edhe jeta mesatare e femrës është më e ulëta në botë, gjegjësisht 50.3 vjet. Ndërsa jetëgjatësia mesatare e grave japoneze, me 86.8 vazhdon të jetë më e larta të botë, përcjell albinfo.ch. Mesatarja botërore është 73.8 vjet.
Ndërsa gratë zvicerane, të cilat në vitin 2012 së bashku me spanjollet ishin në vendin e dytë pas japonezeve, në statistikën më të re zënë “vetëm” vendin e pestë. Mesatarja e jetës së tyre është 85.3 vjet.
Mesatarja në gjithë botën për të dy gjinitë është 71.4 vjet.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern










