Shkurt.ch
Zvicra, 200 milionë franga në vit për të papunët jashtë vendit
Nga Zvicra kanë gjatë vitit të kaluar kanë marrë para në emër të kompensimit të papunësisë 27.000 persona me vendbanim jashtë Zvicrës. Gjithsej 200 milionë franga
Zvicra për çdo vit paguan deri në 200 milionë franga para jashtë vendit nga fondi i vet i të papunëve. 4.5 milionë franga në vit Zvicra për shembull, u paguan punëtorëve sezonalë nga Portugalia. Ata pas punës që kryejnë gjatë sezonit në Zvicër, paraqiten në Portugali në entin e punës përmes të cilit u vijnë paratë nga Zvicra, ka bërë të ditur magazina e lajmeve e televizionit srf “10vor10”.
Vite më parë, opinioni zviceran ishte tronditur nga gjetjet sipas të cilave të huajt në disa shtete (Kosovë dhe Tajlandë v.j.) po keqpërdornin paratë zvicerane të sigurimit social, shkruajnë mediat zvicerane. Por në këtë rast, problemi shikohet pak më ndryshe…
Sipas hulumtimeve që ka bërë magazina në fjalë, Portugalia ka të drejtë t`i kërkojë Zvicrës këtë kompensim. Kjo për faktin se Zvicra është e detyruar në bazë të marrëveshjes me BE-në që t`ua mbulojë tre muajt e parë të kompensimit të papunësisë shtetasve të vendeve të BE-së që kanë punuar në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Në rastin e portugezëve kjo ka nënkuptuar që gjatë viteve të fundit kanë përfituar në muajt e dimrit rreth 1700 punëtorë sezonalë nga ky vend.
Por nuk është vetëm Portugalia. Nga Zvicra kanë gjatë vitit të kaluar kanë marrë para në emër të kompensimit të papunësisë 27.000 persona me vendbanim jashtë Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Në radhë të parë janë ata të huaj që punojnë në Zvicër duke banuar në vendet e tyre (në zonat kufitare, afër Zvicrës) si gjermanët, francezët dhe italianët ndërsa pas tyre vijnë portugezët e përmendur më lart.
Shifra e gjithmbarshme e parave që ka shpenzuar Zvicra në këtë mënyrë, gjatë vitit të kaluar ka qenë 200 milionë franga. Ndërsa vetëm tri vite më parë ajo ka qenë vetëm 100 milionë.
Vite më parë, opinioni zviceran ishte tronditur nga gjetjet sipas të cilave të huajt në disa shtete (Kosovë dhe Tajlandë) po keqpërdornin paratë zvicerane të sigurimit social.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













