Lajme
Maqedonia nën ethe zgjedhore
Në Maqedoni partitë politike po pranojnë se vendi do të përfshihet në një proces të parakohshme zgjedhor. Ajo që nuk është ende e qartë është data e zgjedhjeve.Kryeministri i Maqedonisë dy herë brenda tre ditësh sfidoi liderin e opozitës Branko Cërvenkovski, i cili prej disa muajsh kërkon zgjedhje të parakohshme.
“Branko eja në zgjedhje, është koha. Branko eja në zgjedhje që të shohim se kush është diktator dhe kush nuk është. Branko eja në zgjedhje që të shohim nëse populli do të votojë për një Maqedoni tranzicioni ose të reformuar”, tha Kryeministri Gruevski.
Por opozita që bojkoton parlamentin dëshiron përmbushjen e disa kushteve që të futet në procesin e hershëm zgjedhor. Ajo kërkon pastrimin e listës zgjedhore, rregulla për ndarjen e reklamave dhe ç’bllokimin e llogarisë bankare të televizionit A1, pronari i të cilit Velija Ramkovski është në paraburgim por edhe të tre të përditshmeve të tjera të afërta me z. Ramkovski.
Gjasat janë të pakta që këto kërkesa të përmbushen, pasi VMRO DPMNE ka hedhur poshtë dy kërkesat e fundit.
Një gjë e tillë nuk do të kthejë në parlament opozitën me çka mazhoranca mund të shpërbëjë vetë parlamentin por një gjë e tillë do të shkaktonte tensione dhe siç thotë LSDM do të ngjallte “mosbesim” në proces.
Kjo situatë sjell paqartësi edhe për rregullat zgjedhore, ndër të cilat ka të bëjë edhe me votimin e diasporës.
Në këto zgjedhje për herë të parë për parlamentin e Maqedonisë do të duhej të votonin edhe përfaqësues të diasporës. Ata do të zgjedhin tre deputetë.Por për një gjë të tillë do të duhen përgatitje. Mazhoracan dhe opozita duhet të arrin konsensus për ligjin për zgjedhje, i cili do të duhet të votohet para shpalljes së zgjedhjeve. Por si do të veprohet është ende e paqartë.
Partia Liberal Demokrate ka kërkuar fshirjen nga ligji i neneve që parashikon edhe votimin e diasporës. Ajo thotë se për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve me shpejtësi nuk do të mund të bëhen përgatitjet e duhura. Ligji parashikon tre deputetë nga diaspora, nga një nga Evropa, Amerika dhe Australia.
Partitë shqiptare nuk janë shprehur për votimin e diasporës, por parimisht mbështesin idenë për zgjedhje të parakohshme.
BDI thotë se në zgjedhje duhet hyrë pasi të jetë arritur koordinim mes të gjitha partive.
DR që bojkoton parlamentin pranon sfidën elektorale pa kushte.
Kurse PDSH gjithashtu ka kërkesa që kanë për qëllim sipas tyre rritjen e transparencës dhe monitorim të shtuar të huaj.
Nën këtë atmosferë ka reaguar edhe BE. Brukseli bën thirrje që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, duke evituar tensionet, dhunën dhe parregullsitë si para ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve me të cilat u karakterizua procesi i fundit zgjedhor në vitin 2008.
Në ditët në vijim pritet të qartësohen datat dhe mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve.
Ato do të jenë zgjedhjet e dyta të parakohshme që të dyja nën drejtimin e Nikolla Gruevskit. Zgjedhjet e përgjithshme ndërkohë do të sjellin legjislaturën e shtatë që nga pavarësia e Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











