Sport
Me 47 milionë franga, Xhaka thyen rekordin zviceran
Granit Xhaka është bërë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Zvicrës me kalimin në Arsenal për 47 milionë franga
Tashmë mungon vetëm zyrtarizmi që Granit Xhaka të jetë futbollist i Arsenalit. Ai ka pozuar me fanella të skuadrës angleze, derisa ende nuk dihet shuma e saktë e transferimit, shkruan albinfo.ch.
Por, sipas mediave zvicerane, ai do të transferohet nga Borussia Moenchengladbach për 47 milionë franga në Arsenal. Një rekord për futbollin zviceran, edhe pse Graniti me prejardhje është nga Kosova.
Rekordin deri më tani e mbante Gokhan Inler, i transferuar te Napoli. Xherdan Shaqiri u transferua për rreth 17 milionë euro në Inter dhe më pas në Stoke City. Xhaka kur të zyrtarizohet do të thyejë rekordin e futbollit zviceran.
Por, ai gjithashtu mund të bëhet lojtari i dytë më i paguar në historinë e Arsenalit, pasi do të përfitojë 100 mijë funte në javë ose 130 mije euro, ndërsa më shumë se ai paguhet vetëm gjermani Mesut Ozil. Gjatë një sezoni shuma që ai do të përfitojë shkon në 6.2 milionë euro.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










