Lajme
Ndërmjetësi Cooper vizitoi veriun e Mitrovicës
Vizita e tij është mbajtur larg vëmendjes së mediave, ndërsa që ka qenë i shoqëruar nga zyrtarë të ICO-së dhe EULEX-it
Diplomati britanik Robert Cooper, i caktuar nga BE-ja për bisedimet Prishtinë-Beograd, e ka vizituar sot veriun e Mitrovicës me qëllim të njoftimit për së afërmi me problemet me të cilat është duke u përballuar kjo pjesë e Kosovës.
Burime të RTK-së nga veriu kanë bërë të ditur se Cooper me këtë rast ka vizituar objektet e gjykatave në veri të Mitrovicës si dhe policinë në atë pjesë të Kosovës.
Vizita e tij është mbajtur larg vëmendjes së mediave, ndërsa që ka qenë i shoqëruar nga zyrtarë të ICO-së dhe EULEX-it.
Ndryshe Cooper pritet të jetë ndërmjetësi kryesor në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit dhe do të përfaqësojë shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Lidhur me pjesën veriore të Mitrovicës, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë sot se gjendja në veri paraqet prioritet për të si ministër, meqë situata kërkon një vëmendje të shtuar. “Jemi duke punuar që Policia e Kosovës së bashku me EULEX-in të arrijnë një nivel të lartë bashkëpunimi me qytetarët, në mënyrë që efikasiteti i luftimit të krimit të jetë më i lartë”, ka thënë ministri Rexhepi.
Po ashtu Rexhepi premtoi se Qeveria e re e do të mbështesë Mitrovicën dhe gjithë veriun në të gjitha fushat, në mënyrë që të krijohen kushte për jetë të qetë dhe dinjitoze për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike..
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës











