Integrimi
Me dokumente false por ka punuar me nder: 1 vjet me kusht për kosovarin!
Ai është përballur në një gjykatë të Rosenheimit, Gjermani, e cila duke pasur mirëkuptim për qëllimet jo kriminele të të riut por dhe duke respektuar ligjin, e ka dënuar atë me kusht për një vit
Puna dhe qëndrimi ilegal, zakonisht lidhet me zhytjen në kriminalitet por rasti i kosovarit 29 vjeçar është megjithatë më ndryshe, shkruan oberbayerischevolksblatt.de. Ai ka jetuar dhe punuar në Gjermani nga viti 2010 deri në vitin 2015 në mënyrë “të rregullt”, por, baza mbi të cilën e ka bërë këtë, ka qenë ilegale: kosovari ka përdorur dokumente identiteti italiane!
Me këtë akuzë ai është përballur në një gjykatë të Rosenheimit, Gjermani, e cila duke pasur mirëkuptim për qëllimet jo kriminele të të riut por dhe duke respektuar ligjin, e ka dënuar atë me kusht për një vit.
Rrëfimi i kosovarit është i veçantë. Prindërit dhe pjesa tjetër e familjes së tij jetojnë prej kohësh në Gjermani me status të rregulluar, transmeton albinfo.ch. Vetëm atij, për shkak të moshës (vetëm për një vit) nuk kishin mundur t`ia rregullonin letrat. Pastaj ai, i përballur me jetën pa perspektivë në Kosovë, ku siç e thotë, punë mund të gjesh vetëm me të njohur, kishte vendosur t`i bashkohej familjes, në rrugë ilegale.
Gjatë gjithë kohës kishte punuar në mënyrë të rregullt dhe kjo mund të vazhdonte edhe më tutje, por ai filloi të mërzitej nga kjo gjendje. Kishte dëgjuar se Gjermania me ligjin e ri mundësonte ardhjen e qytetarëve të Ballkanit në mënyrë të ligjshme për të punuar. Për këtë arsye ai ishte nisur për në Kosovë, ku mendonte të konkurronte në mënyrë të rregullt dhe me identitetin e tij të vërtetë në ambasadën e atjeshme gjermane për të punuar në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Por ky vendim i doli ters! Policët e kontrolluan pasaportën e tij italiane në aeroport dhe e zbuluan se ishte false kështu që e kthyen dhe ndaj tij filloi procedura penale.
Në procesin gjyqësor ai ka arritur t`i bindë gjyqtarët se nuk kishte të bënte me kriminalitet. Për më tepër ai kishte punuar dhe paguar në mënyrë të rregullt tatimet ndërsa kishte mbaruar edhe një kurs për të përsosur gjermanishten.
Prokuroria, ka kërkuar 14 muaj burg, të cilat mund të ktheheshin edhe në dënim me kusht. Avokati ka thënë se 10 muaj me kusht do të ishte dënimi adekuat. Ndërsa gjykatësja ka vendosur që masa ndëshkuese ndaj kosovarit të jetë 12 muaj me kusht.
Për këtë masë dënimi ajo kishte marrë parasysh edhe lutjen e kosovarit i cili kishte thënë se një mungesë më e gjatë se një vit ia “digjte” atij shanset për të fituar të drejtën e punës në mënyrë legale në Gjermani.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave












