Sport
Nis grumbullimi i Shqipërisë
Shqipëria, në grumbullimin e saj në Austri, do të zhvillojë 2 takime miqësore: me Ukrainën dhe Katarin
Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet për Kampionatin Evropian “Francë 2016”. Kuqezinjtë janë grumbulluar Bad Waltersdorf të Austrisë, ku për dhjetë ditë do të përgatiten sa më mirë për Evropianin në Francë, që është i pari për Shqipërinë, shkruan albinfo.ch.
Trajneri Gianni De Biasi kishte në dispozicion 19 lojtarë në total në këtë seancë të parë stërvitore, përfshi dhe tre portierët, të cilët nisën menjëherë nga puna me trajnerin e tyre.
Seanca e parë stërvitore kishte një ngarkesë të lehtë fizike, me trajnerin De Biasi që në ditët e para do të përqendrohet më shumë në ç’tensionimin e muskujve të futbollistëve të tij, që kanë jo pak ngarkesë nga një sezon i gjatë.
Në pjesën e dytë të stërvitjes, trajneri ndau ekipin në dy grupe duke zhvilluar dhe një ndeshje kontrolli mes dy skuadrave. Përgjithësisht futbollistët u shfaqën të qeshur në këtë seancë të parë drejt Francës, që është dhe pjesëmarrja e parë e kuqezinjve në një kompeticion të rëndësishëm dhe qetësia dhe humori i mirë janë dy elementë që trajneri De Biasi do t’i kushtojë shumë rëndësi jo vetëm në stërvitje por dhe në grumbullim.
Shqipëria, në grumbullimin e saj në Austri, do të zhvillojë 2 takime miqësore: me Ukrainën dhe Katarin.
Këta janë futbollistët që do të jenë në grumbullim:
Portierë: Berisha, Hoxha, Shehi.
Mbrojtës: Ajeti, Aliji, Gjimishiti, Mavraj, Cana, Agolli, Rrahmani, Hysaj, Veseli.
Mesfushorë: Memushaj, Kaçe, Lila, Basha, Xhaka, Roshi, Kukeli, Lenjani, Shala, Abrashi.
Sulmues: Bala, Çikalleshi, Sadiku, Rashica, Gashi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













