Lajme
Në vend të kokainës, shet medikament
Një bandë trafikantësh kosovarë, në tregun e drogës në Winterthur, në vend të kokainës kishte shitur medikamnet “Lidocain”. Të enjten, Gjykata Penale e Cyrihut, njërin nga mashtruesit kosovarë e dënoi me një vit burg me kusht.
Kosovari 25-vjeçar, ishte dënuar qysh në muajin prill të vitit të kaluar nga Gjykata e rrethit në Winerthur, për veprat të ndryshme penale, me 14 muaj burg me kusht dhe 1.000 franga zvicerane.
Ndaj këtij dënimi ai kishte parashtruar ankesë. Mbrojtësi i tij ka kërkuar zëvendësim të dënimit me 90 ditë punë të dobishme shoqërore, me një shumë prej 30 frangash, duke mohuar se bëhet fjalë për mashtrim, pasi konsumuesit me kohë kishin vërejtur se nuk bëhet fjalë për kokainë.
Megjithatë, Gjykata Penale e ka vlerësuar veprën si të dëshmuar, pasi i pandehuri kishte marrë pjesë në mashtrim, me ç‘rast ai kishte siguruar për bandën dhjetë kilogramë “Lidocain”, të cilën ka mundur ta shesë si kokainë në një vlerë prej 400.000 frangave.
Nëpër spitale “Lidocaini” përdoret si mjet për anestezi lokale. Një dozë e gabuar e përdorimit, mund të sjellë deri te infarkti apo edhe shoku.
Kryetari i trupit gjykues Peter Marti, ka pohuar se kosovari 25-vjeçar ka dashur të mashtrojë dhe të pasurohet, duke ia reduktuar dënimin lehtë në 12 muaj me kusht. Në krahasim me Gjykatën e Rrethit, Gjykata Penale ka dëshmuar se i akuzuari ka shkelur Ligjin për prodhime terapeutike.
E-Diaspora
-
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip Diaspora shqiptare po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa studentët kërkojnë zbatim... -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës Zyra e prokurorit publik në Gjenevë ka planifikuar një operacion në shkallë të gjerë gjatë samitit... -
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate












